Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok u bëri femrave një surprizë shumë të bukur për 8 mars, duke u dhuruar nga një kuti me pasta të freskëta të formave të ndryshme. Mua ma ranë disa spaghetti fantastike, dhe duke parë mes menusë së restorantit se si mund t’i gatuaja, më hasi syri emrin “Amatriciana”.

Në fakt, salca “Amatriciana” lidhet më tepër me makaronat bucatini se sa spaghetti-t, pasi duke qenë një salcë paksa e rëndë (përmban mish derri, në fund të fundit!), kërkon pasta më të trasha. E mbani mend raportin pasta-salcë që ju thamë në postimin për salcën ragu? Përveç kësaj, është një salcë shumë e shijshme që nuk duhet lënë pa u provuar.

Nëse jeni kuriozë për më tepër receta makaronash me salca të ndryshme, mund t’i gjeni këtu.

 

Përbërësit (për 4 persona)

– 150 gr proshutë derri, prerë në copa/kubikë
– 2 lugë vaj ulliri
– gjysmë luge spec djegës i bluar
– gjysmë gote verë e bardhë
– 500 gr domate të pjekura, të qëruara dhe të prera në copa
(PS: Nëse doni salcë të gatshme domatesh, mund të vazhdoni edhe me të)
– kripë sipas dëshirës
– piper i zi
– 400 gr bucatini (makarona të gjata, të ngjashme me spagetit, por të trasha dhe me vrimë)
– pekorin (djathë i fortë deleje) i grirë

 

 

Përgatitja

1. Në një tigan të thellë skuqni proshutën në vaj për 2-3 minuta. Shtoni specin e bluar dhe vazhdoni t’i skuqni për 2-3 minuta të tjera. Shtoni dhe verën dhe vazhdoni zierjen për pak minuta.
2. Shtoni domatet. Çojeni zierjen në flakë të mesme dhe ziejini për afro 15 minuta, derisa ato të mblidhen. Hidhni kripë e piper.
3. Ndërkoni, zieni bucatinit në ujë, për aq kohë sa tregohet në paketim. Kullojini mirë makaronat dhe hidhini në një pjatancë.
4. Shtojuni sipër salcën e përgatitur dhe spërkatini me djathin e grirë.
Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Gatuaj pa receta Seria 2: Revolucion Indian me Spinaq dhe Qiqra

Kjo eshte nga keto recetat qe do te besh dicka healthy por vetem spinaq ...

Biskota vegane me çokollatë

Dieta vegane sot nuk shihet me atë paragjykim që shihej në fillimet e saj ...

6 gabimet qe mund te shmangim gjate gatimit te salmonit

Sot per dreke hengra nje super fileto salmoni dhe mu kujtuan keto detaje mbi ...

Tutorial: Salads

Salads are so cool lately, so chic because so many people have made them ...

Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

Djathi e ka gjetur prej kohësh vendin e tij në ëmbëlsira, po të mendojmë ...