Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, mbase jo-dhe-aq formale, apo në dyqanet, kioskat, furrat e bukës dhe lokalet e vogla që shesin byrek, lakror, pica në copa, sanduiçe dhe sigurisht, atë xhepin e famshëm mbushur me lloj e soj, që quhet kalcone.

Origjina e kalcones, ashtu si e picës nis në Napoli, dhe kalconia nuk është gjë tjetër veçse një picë e vogël e palosur, më praktike në të ngrënë. Mund të merret si një drekë e shpejtë në pushimin nga puna/shkolla, siç e bëj personalisht. Mbushjet e kalcones zakonisht janë standarde: djathë (mbase mocarela), sallam, pak salcë marinara, disa ullinj, speca, ndonjëherë edhe kërpudhë.

Picën tuaj të preferuar mund ta ktheni në një kalcone, në mënyrën e treguar më poshtë. Po ashtu, do t’ju japim edhe një sugjerim jo klasik, por mjaft të këndshëm për kalconen tuaj.

 

Kalcone normale

Përbërësit

brumë pice (receta ndodhet këtu)

përbërës pice sipas dëshirës tuaj (sallam, djathë, salcë, ullinj, speca, kërpudha)

Përgatitja

  1. Për të përgatitur kalconen, veproni si me picën duke i dhënë brumit formë rrethore.
  2. Vetëm gjysmën e rrethit mbusheni me garniturë, duke lënë anët bosh rreth 2-2.5 cm.
  3. Palosni gjysmën tjetër të rrethit mbi të dhe izolojini mirë anët duke shtypur me gishta.
  4. Bëjuni kalconeve një prerje të lehtë në sipërfaqe, lyejini me pak vaj ulliri dhe piqini me 220-250 gradë.

 

Kalcone me kërpudha dhe spinaq

Përbërësit (për 2 persona)

brumë pice (receta ndodhet këtu)
80 gr spinaq i copëtuar
50 gr mocarela e grirë
1 thelb hudhër e grirë
160 gr kërpudha cremini, të prera hollë
½ qepë e grirë
60 gr gjizë
kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

1. Ndizni furrën në 220 gradë dhe bëni gati mënjanë brumin në formë rrethi.
2. Në një tigan, hidhni pak vaj ulliri dhe kur vaji të ndizet, shtoni fetat e kërpudhave dhe qepën e grirë. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Skuqni për rreth 5 minuta derisa të zbuten.
3. Shtoni hudhrën e grirë dhe skuqni për rreth 1-2 minuta sa të lëshojë aromë.
4. Shtoni spinaqin e copëtuar në tigan dhe skuqeni derisa të mblidhet.
5. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe ndërsa është i nxehtë, shtoni gjizën.
6. Në rrathët e brumit ndani masën e përgatitur dhe sipër kërpudhave dhe spinaqit hidhni mocarela të grirë. Palosni brumin dhe shtypni anët. Bëni një prerje të lehtë mbi kalconet për të lejuar avullin të dalë dhe lyejini me pak vaj ulliri.
7. Piqini kalconet me 220-250 gradë derisa të marrin ngjyrë të artë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te ...

Si te zgjedhim avokadon perfekte

Avokado eshte nje nga ato frutat qe jane aq perfekte, si ne shije dhe ...

Pasta alla Norma – Rigatoni me patellxhan dhe domate

Nje nder pastat qe e keni provuar me sezben nese keni kaluar ne sicili ...

Petulla amerikane me çokollatë

Këto petulla të fryra, të buta, me vrimë në mes dhe me çokollatë përsipër ...