Kek me arra dhe shërbet

Kam një pyetje shumë të rëndësishme për ju: A mund të quhet një gatim ëmbëlsirë po s’pati pak shërbet?

E dimë, e dimë, është shëndeti në mes dhe të gjitha arsyet e tjera prej të cilave NUK duhet të hidhemi te ëmbëlsirat me shërbet, por ama, një herë në vit nuk bëjmë dëm se i hamë.

Dua të them, e imagjinoni dot Vitin e Ri pa kadaif apo bakllava për shembull?

Ndonjë ditë jo dhe aq të bukur mund të ndiheni pak keq nga humori, dhe e vetmja gjë që mund ta rregullojë një ditë të hidhur është një ëmbëlsirë ekstra e ëmbël!

Ëmbëlsira ekstra e ëmbël që do t’ju tregojmë sot është një kek fantastik me arra dhe shërbet.

 

Përbërësit

1 filxhan sheqer

1 filxhan qumësht

½ filxhan gjalpë

2 filxhanë arra të shtypura, kanellë, karafil i grirë të përziera bashkë

1 ½ filxhan bukë e thekur e grirë

1 ½ filxhan miell

5 vezë

1 lugëz sodë

3 lugëza maja për ëmbëlsira

2 lugë konjak

 

Për shërbetin

3 filxhanë sheqer

4 gota ujë

1 lugë leng limoni

 

Përgatitja

  1. Rriheni gjalpin me sheqerin dhe shtojini vezët, një nga një duke i rrahur.
  2. Hidhini qumështin, arrat e përziera me kanellë e karafil, sodën e tretur në konjak, bukën e thekur, miellin dhe majanë dhe përziejini mirë.
  3. Hidheni brumin në një tavë të bërë me gjalpë dhe spërkatur me miell. Piqeni në furrë me 180 gradë për rreth 35 minuta, derisa të ketë marrë ngjyrë dhe kur të fusni një kunjë dhëmbësh në kek, kunja të dalë e pastër. Lëreni të ftohet.
  4. Përgatisni shërbetin duke i hedhur të gjithë përbërësit e tij në një tenxhere dhe vlojini për rreth 5 minuta, derisa shërbeti të trashet paksa.
  5. Shponi kekun me kunjë dhëmbësh duke i hapur disa vrima dhe hidhini sipër shërbetin e nxehtë.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota me portokall

Si  dimër që është, na duhet e gjithë vitamina C e mundshme. Nuk është ...

Gatuaj pa Receta Seria 5: Mengjes Japonez qe me ne fund mund ta beni ne shtepi

Ushqimi japonez, eshte I preferuari im – qe nga konceptet qe kane per menyren ...

Tave Kosi

Si te gatuajme Taven e Kosit.

Kur mendojme per gatimet e gjyshes dyshoj se nuk ju vjen ndermend Tava e ...

Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake japonez

Pas recetës së thjeshtë të cheesecake-ut amerikan, na vjen keq t’ju themi që keni ...