Gjiro Greke te shendetshme per te lepire gishtat

Si mesi i veres nuk ka asnje gje me te mire se sa te shpenzosh ditet ne plazh, por kur ke ngecur ne zyre si i bie qe te merresh vesh me veten? Ha fast food. Ne ne Delicious kemi qejf te revolucionizojme fast foodin. Shprehja qe cdo gje qe ne duam ose te shendosh, eshte shume e shtrenjte  dhe nuk te merr ne telefon nuk eshte teresisht e vertete. Keto Gjirot me pule jane nje eksperience deri diku me te shendetshme dhe ne fund te dites – jo ndonje shepenzim kushedi.

10 minuta pergatitje + 15 minuta gatim = 25 minuta ushqim i shendetshem gati.

Do te keni nevoje per: Fileto pule, 1 kastravec, 5-6 thelpinj hudher, 1 qepe, 1 spec i kuq, 1 domate, pite (i gjeni ne cdo supermarket – zakonisht aty afer ushqimit te ngrire)
chicken-gyros-10Te besh xaxiq eshte shume e thjeshte – zakonisht mund te perdoresh kos ose salce kosi (praktikisht kos i kulluar), gjysem kastraveci dhe hudhrat te prera te vogla, kripe dhe piper – preferoj pak borzilok dhe mente zakonisht, por kjo eshte ne terezine tuaj – shtoni pak vaj ulliri ekstra te virgjer dhe lereni ne frigorifer sa te gatuajme pulen.

Prijeni gjoksin e pules ne 3 copa te medha – zakonisht nje cope e gjysem per gjiro eshte ok keshtu qe parashikoni per sa njerz do gatuani. Une preferoj ta marinoi pulen me kripe, piper, spec te kuq te bluar, pak spec te kush dhe hudher. Ne nje tigan, me vaj ulliri, lereni te nxehet (hot tip – nese fillon te nxjerru pak avull – vaji eshte i nxehte). Vendoseni pulen dhe lereni 7 minuta ne secilen ane. Mqs nuk jane aq te trasha, zakonisht duhet te behen shume shpejt keshtu qe kijeni mendjen. Sapo ti nxirrni nga tigani vendoseni ne nje leter kuzhine qe te thithni vajin e tepert.

Ne tiganin e perdorur, qe aktualisht sduhet te kete me vaj, vendosni pitet – qe te theken. Kujdes mos ti digjni. Sapo te jene gati, lyejni me xaxqin qe sapo beme, vendosni pulen e prere ne copa te holla gjatesore, me pas domatet, kastravecat, qepen te gjitha te prera holle, pak kripe dhe piper se bashku me nje shtrese tjeter xaxiq. Nese nuk ndiheni aq ne humor per ushqim te shendetshem. pak patate te skuqura, ketchup ose salce barbeque ja vlen. Hajeni menjehere.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet ...

Receta bazike: Krem pastiçerie

Nga recetat kryesore të pastiçërisë që duhet të dini, në jeni fans i përjetshëm ...

krahe pule krokante

Krahe pule krokante ne air fryer me salce pikante

Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka ...

Brownie vegane (sërish të shijshme)

Kam konsideruar seriozisht që ta provoj kuzhinën vegane, me hovin që ka marrë vitet ...