Receta klasike: Waffle!

Një ëmbëlsirë e re që ka fituar popullaritet kohët e fundit është padyshim waffle, duke shtuar këtu edhe kontributin e Cioccolatitaliani-t në Bllok, qendrës kryesore për waffle dhe foto waffle-sh.

Waffle është mjaft i shijshëm dhe po aq i thjeshtë për t’u përgatitur nga vetë ju, në shtëpinë tuaj. E vetmja pengesë në këtë mes është fakti që mund të mos keni thekëse posaçërisht për waffle, që i jep atë formën karakteristike.

Megjithatë, Jamie Oliver këshillon që waffle-t të gatuhen në një tigan zgarë, pasi nuk ka pikë ndryshimi, përveçse do të merrni waffle me pak a shumë pamjen e një pancake me vija.

 

Përbërësit (për rreth 10 waffle)

250 gr miell shumë-përdorimësh

150 gr sheqer

3 lugë çaji sodë buke

2 vezë të mëdha, me të verdhën dhe të bardhën të ndara

350 ml qumësht

220 gr gjalpë, i shkrirë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Shurup panje/mjaltë/Nutella, fruta sipas dëshirës tuaj

Përgatitja

  1. Në një tas, përzieni miellin, sheqerin dhe sodën e bukës.
  2. Në një tas tjetër, rrihni të verdhat e vezëve. Shtoni qumështin, gjalpin, vaniljen dhe përziejini derisa të bëhen masë homogjene. Hidheni masën në përbërësit e parë duke përzier.
  3. Të bardhat e vezëve rrihini derisa të bëhen borë dhe shtojani brumit. Përziejini deri në masë homogjene.
  4. Merrni brumin me garuzhde dhe hidheni në thekëse waffle nëse keni, ose hidheni në tiganin-zgarë dhe piqini derisa të bëhen të arta.

Vendosni frutat dhe përbërësit që dëshironi sipër tyre. Ju bëfshin mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Diell, Det & Lefkada | Parajsa ngjitur me Jugun tone

Si jeni? Une jam pas pushimesh dhe e shfrytezova kete pjesen e Gushtit per ...

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...

Kek special me “rigon special” ne nder te 420

Nese keni pytje mbi pse eshte 420 ndiqni kete artikullin e vice per me ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Sorbeto me mango

Mangot mund të jenë nga frutat më të shijshme që kemi fatin të provojmë, ...