Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më vonë, duhet gjetur shpëtim te ushqimet e freskëta, të thjeshta në përgatitje dhe të lehta për stomakun tonë. Nuk duam që mundi i palestrës të na shkojë dëm, në fund të fundit.

Nëse mendojmë një ushqim të thjeshtë në përgatitje dhe të lehtë në shije, me siguri supa është gjëja e parë që vjen ndërmend. Megjithatë, në stinën e verës nuk mund të zgjedhim supë me oriz apo makarona të vogla, sepse duhet diçka më e freskët dhe kremoze. Supa me domate është gjithnjë një zgjidhje fantastike, si në shije, ashtu edhe në vlera ushqyese.

Nëse jeni të interesuar për më tepër receta supash, mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Përbërësit (për 4 persona)
1 lugë vaj ulliri
1 qepë mesatare, e grirë
1 karrotë, e grirë
2 thelpinj hudhër, të grira
1 kg domate të pjekura mirë, të qëruara dhe të prera në katër
1/2 lugë çaji trumëz e tharë
1/2 lugë çaji borzilok i grirë
1 gjethe dafinë
3 lugë krem pana ose kos
kripë dhe piper

Përgatitja
1. Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë. Shtoni qepën dhe karrotën dhe fërgojini për 3-4 minuta, derisa të zbuten, duke përzier vazhdimisht.
2. Shtoni domatet, hudhrën dhe erëzat. Përziejini mirë. Ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë me kapak sipër, për 30 minuta, duke përzier vazhdimisht.
3. Kalojini domatet në një procesor ushqimesh ose shtypini në një sitë, derisa të bëhen krem.
4. Në të njëjtin tigan, shtoni panën ose kosin te kremi i domateve, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe përziejini mirë. Ngroheni sërish supën edhe për pak minuta, derisa pana ose kosi të inkorpohen mirë. Shërbejeni supën të ftohtë.

Mund ta shoqëroni supën me feta buke të skuqura në gjalpë, ose ta prisni bukën në kubikë dhe t’ia shtoni supës.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Akullore me banane

Si te pergatisim akullore me banane.

Akullore me vetem nje perberessssss: Banane. Problemi me i madhe qe ne kemi me ...

Salca Hollandaise (për vezë Benedict)

Në kulinari, nëse ke thënë “salcë Hollandaise”, ke thënë bashkë me të edhe “vezë ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...

Tarta të vogla me çokollatë

Mendonim t’ju jepnim recetën e një ëmbëlsire nga Franca, tejet të bukur në pamje, ...

Pule me ereza, agrume dhe kaperi

Te gjitha recetat qe kemi postuar deri tani kane patur si qellim kryesor nepsin ...