Biskota me kafe moka

Nuk kam të ngopur me ëmbëlsirat që përmbajnë sado pak kafe brenda recetës së tyre. Mendoni tiramisunë, apo të shijshmet çokollata “Pocket Coffee” – për mua janë kokë më kokë me “Ferrero Rocher”.

Një ëmbëlsirë tejet e ëmbël nuk ka se si të jetë e plotë, pasi duhet edhe një element ekstra, një “kick” për qiellzën tonë. Kafeja është përbërësi sekret, sidomos për shqiptarin, po të mendojmë se sa shumë e duam një (apo 5) filxhanë kafe në ditë, pa orar.

Biskotat me kafe moka që do të ndajmë sot me ju janë perfekte për në mëngjes, për të shoqëruar apo edhe zëvëndësuar të pamungueshmin filxhan kafeje.

Për më tepër, pafka e çokollatës në qendër të tyre është një detaj i përsosur, sepse kujt s’i pëlqen një ëmbëlsirë me copa çokollate brenda saj?

Kafe dhe çokollatë… s’ka si bëhet më mirë.

 

Përbërësit

125 gr gjalpë

125 gr sheqer

2 lugë kafe e bluar shumë imët

1 lugë esencë vanilje

150 gr miell

gjysmë pakoje maja pluhur

pak kripë

rreth 30 pafka çokollatë të bardhë/të zezë

Përgatitja

  1. Rriheni gjalpin me sheqer sa të bëhet krem. Shtoni kafenë dhe vaniljen dhe përziejini mirë.
  2. Sitni miellin bashkë me majanë e kripën dhe shtojani masës së parë duke e përzier mirë. Me përzierjen e përgatitur formoni topa dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë.
  3. Me pëllëmbën e dorës shtypini topat lehtë dhe vendosuni në qendër nga një pafkë çokollatë të bardhë apo të zezë.
  4. Kalojini në furrë me 160 gradë për 15-20 minuta. Shërbejini me kafe apo kapuçino.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Akullore me çokollatë (3 përbërës!)

Bëmë një sondazh para disa ditësh në Instagramin e Delicious (@deliciousalbania), mbi preferencën e ...

Burger Tradicional i bere ne Shtepi

Burger, aq sa eshte nje tradine amerikane dhe ka nevoje per bbq dhe grille, ...

Marinara Klasike per dipping dhe pasta.

E keni parasysh sa fiksuese jane salcat? Sidomos ato salcat qe I tejkalojne konceptin ...

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...

Si te pergatisim tzatziqin.

Si te pergatisim tzatziqin.

Cuditemi sesi kjo recete ska ardhur me perpara ne faqen tone teksa nuk ekziston ...