Kek me çokollatë

Për plot 3 vite me radhë,  kur mamaja më pyeste se çfarë torte doja për ditëlindje, unë përgjigjesha që nuk doja tortë, thjesht një kek me çokollatë, siç e kishte bërë njëherë dhe më kishte ngelur në mendje përgjithmonë.

 

E keni parasysh, mund t’i thuash “jo” tortës, por jo çokollatës.

 

Përbërësit

60 gr miell

250 ml qumësht

125 gr sheqer

60 gr gjalpë

4 vezë

5 lugë kakao e hidhur

 

Përgatitja

  1. Përzieni miellin me pak qumësht derisa të përftoni një krem homogjen. Ziejeni qumështin e mbetur në një tenxhere, bashkë me sheqer e gjalpë. Shtoni në tenxhere kremin e formuar, duke i përzier. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.
  2. Rrihni të verdhat e vezëve derisa të bëhen krem, ndërsa të bardhat derisa të bëhen borë.
  3. Kur tenxherja të jetë ftohur, shtoni kakaon pluhur duke përzier.
  4. Shtoni edhe të verdhat e vezëve, por duke përzier, dhe ngjizeni gjithçka me të bardhat e vezëve si borë.
  5. Hidheni brumin në formë unazore dhe futeni në gurrë me 190 gradë për 25 minuta. Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe shërbejeni në pjatancë.

 

Mund t’i shtoni edhe çokollatë të shkrirë sipër nëse dëshironi.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota me portokall

Si  dimër që është, na duhet e gjithë vitamina C e mundshme. Nuk është ...

Vezë Benedict

Këto vezë luksoze flasin vetë për shijen e tyre, ndaj nuk dimë se sa ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Pufka “Margarita” (me tekila!)

Kujt mund t’i bëjnë dëm ëmbëlsirat? Mund të jenë të vetmet krijime që shijohen ...

Si te gatuajme supe me brokoli

Si te gatuajme Supe me Brokoli.

Ne keto dite te ftohta dimri qe po afrojne ska asnje gje me te ...