Pule me mustarde, mjalte, rozmarine dhe patate

Sic mund ta keni vene re, recetat e pules jane te preferuarat e mija, kryesisht e lidhur me lehtesine qe pula ka per tu gatuar duke u kombinuar me sa shpejt gatuhet. Personalisht mezi e tres mishin e kuq, keshtu qe perferoj pule 😛 Gjeni te gjitha recetat e e pules ketu

Kjo recete eshte e kombinuar me nje salce teper te famshme me mjalte dhe mustarde (honey mustard) te cilen e keni degjuar shume here neper baret e tiranes (dhe/ose tek xhumbo kombo) por ne do e bejme nga fillimi ne shtepi pasi ne fund te fundit nuk ka nevoje per shume gjera.

Do ju duhen:

  • 3 luge mustarde Dijon (kjo eshte ajo pak spicy)
  • 2 luge mustarde normale
  • 4 luge mjalte
  • Cerek gote uje te ngrohte I tretur me pak koncetrat pule
  • 1 luge vaj ulliri
  • Rozmarine (4-5 dege eshte mjaftueshem) – nese keni dhe pak rozmarine te thate, 1 luge nga ajo gjithashtu
  • Patate te vogla (ose te medha te prera te vogla – por une I kam qejf patatet e vogla, aka baby potatoes)
  • Per marinimin ju duhet
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 luge mustarde
  • Kripe dhe piper
  • 4-5 kofshe pule (pa dashur te dukem sikur ca po bej – kete mund ta beni me fielto, krahe, cdo gje e lidhur me pulen por une preferoj pjesen e siperme te kofshes te pules me lekure)

Pergatitja:

  • Ngroheni paraprakisht furren ne 200 grade
  • Beni bashke te gjithe perberesit e marinimit ne nje tas te vogel dhe marinojeni pulen mire – E RENDESISHME: marinojeni dhe poshte lekures, perdorni duart pasi marinimi I pules nuk behet asnjehere pa u bere pis
  • Ne nje tas te madh, rrihni mire te dyja llojet e mustardave, ujin e ngrohte dhe mjaltin (ok, une preferoj qe mjaltin ta ngroh 10-15 sekonda ne mikrovale, pasi behet shume me e thjeshte per ta bere bashke)
  • Ne nje tigan te rende (nga ato qe futen ne furre – une I preferoj per arsyen e vetme qe eshte vetem nje tigan per tu lare ne fund dhe jo nje tigan dhe nje tave – nese skeni, eshte ok, do lani taven :P) nxehni vajin e ullirit me zjarr te mesem ne te larte, shtoni pulen dhe vendoseni me lekuren nga vaji. Skuqeni per 2-3 minuta ne cdo ane. Hiqeni nga tigani dhe lereni menjeane
  • Vendosni patatet ne tigan, marinojni me kripe dhe piper dhe rozmarine, futini ne furre per 20 minuta (ose deri sa te zbuten), nxirrini nga furra, shtoni pulen rozmarinen(lereni 2 nga deget per dekor), dhe salcen me mustarde dhe mjalte dhe bejeni bashke.
  • Kthejini prape ne furre per 25-30 minuta (ne kete pike pula duhet te jete bere miiire –por per te qene Brenda, kontrollojeni)
  • Shtoni rozmarnine e ngelur, sherbejeni menjehere

Kaq.

Shenime:

  • Marinimi eshte teper I rendesishem edhe poshte lekures
  • E lame pulen jashte furre pasi donim qe patatet te beheshin super te buta dhe te mos kishim nevoje ti prisnim te holla dhe pula mos na digjej.
  • Perdorem nje tigan qe futet ne furre por mund te perdorni tigan dhe tave per kete gje pa problem fare. Sic thashe me siper, tigani qe futet ne furre eshte teper I thjeshte per tu lare ndaj dhe une e preferoj 😉

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ...

Burrata Crispy Baked Patatoes

Long weekend ahead and there is something that we lack in this region – ...

Darka e krishtlindjeve

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Sallate e Ftohte me fasule

Fasulet skane pse te jene perberes te merzitshem – sic karakterizohet nga koncepti jone ...

si te gatuajme vegan

Bombe Proteinash Vegan

Nje nder gjerat e bukura te delicious eshte kryesisht e lidhur me recetat qe ...