Si te gatuajme Frikase – Supa superiore

Koncepti I frikasese perfshin nje super te thjeshte me pule dhe perime qe u shtohet edhe nja dy gjera te tjera po aq te thjeshta dhe krijon nje shije superiore…

  1. Ne parim, prisni ne te njejtem madhesi (kubike te vegjel) – patate, karrota, fileto pule, merrni nje dore bizele, nje dore fasule, hidhini ne nje tenxhere dhe hidhini uje.
  2. Marinojeni mire me kripe, piper, gjethe dafine dhe nja dy concentrate pule dhe vereni te vloje me zjarr te larte te mbuluar.
  3. Deri tani asnje gje e ndryshme nga supa standarde me pule dhe perime. Sapo te jene gatuar te gjithe perberesit (merrnini provojini – pulen sidomos!) ne nje tenxhere tjeter, pak me te vogel, me zjarr te larte hidhni dy-tre luge miell – trazojeni gjate gjithe kohes sa te filloje te leshoje ate eren karakteristike te miellit te skuqur, hiqeni nga zjarri dhe shtoni dy tre luge leng nga supa dhe dy tre luge qumesht te ngrohte.
  4. Ketu do lodheni pasi nuk duhet te ndaloni te trazuari – qellimi eshte qe te arrijme nje mase te njetratshme te miksuar sic duhet – kete vereni te vloje duke mos ndaluar trazimin me qellimin qe masa te trashet.
  5. Shtojeni kete mase tek supa.
  6. Merrni 2 te verdha vezesh edhe rihini mire. Pak nga pak, luge me luge shtoni leng te super tek te verdhat e vezeve duke I rrahur gjate gjithe kohes.
  7. Qellimi eshte qe te rrisim temperaturen e te verdhave per ta hedhur ne supe. Nese do ti hidhnim direct do te gatoheshin si mase. Ne na duhet te trashim supen.
  8. Finalizojeni me lengun e nje limoni te shtrydhur edhe testojeni per kripe dhe piper.
  9. Frikaseja eshte gati.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Darka e krishtlindjeve

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Pufka me djathë Parmixhan

Këto pufka më kujtojnë disa “qofte” me djathë, që i marr sa herë ndaloj ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Shije indiane: Mish, oriz, curry

Keto jane ato recetat e fundjaves qe nuk e dini se cfare doni nga ...

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...