Strudel me mollë (si tek “Inglorious Basterds”)

E keni parë filmin “Inglorious Basterds”? Është e paharrueshme fraza “Banzhorno” (Buongiorno) e Brad Pitt aty, ndërsa ky agjent i fshehtë amerikan përpiqet t’ua hedhë nazistëve se është një italian.

Ashtu si çdo film i Quentin Tarantino, edhe kjo kryevepër e tij përmban një skenë dramatike, ku domosdoshmërisht përfshihet, por jo aq në hije, edhe një ushqim i shijshëm.

Ndërsa “Pulp Fiction” kishte hamburgerin “Big Kahuna”, apo “Django Unchained” kishte “tortën e bardhë”, skena e kripur e “Inglorious Basterds” ku koloneli nazist Hans Landa merr në pyetje hebrenë e arratisur Shosana, ëmbëlsohet ca nga strudeli me mollë që koloneli drithërues gati ia ushqen me zor asaj.

Ah, të mos harrojmë dhe kremin për strudelin me mollë.

E pashë këtë film para disa ditësh dhe normalisht, m’u feks në mendje që ta shkruaja patjetër recetën e strudelit në Delicious.

Duhet ta provoni se s’bën. Nëse s’keni gatuar ndonjëherë ëmbëlsirë në jetën tuaj, niseni mbarë me këtë recetë fantastike strudeli me mollë.

 

Përbërësit

1 pako petë sfoliat

3 kokrra mollë mesatare

2 lugë sheqer

kanellë

boronica të kuqe të thata

gjalpë i shkrirë

sheqer pluhur

 

 

Përgatitja

  1. Hapni pakon me petë sfoliat dhe priteni petën me thikë në dy drejtkëndësha të barabartë. Do të bëni DY “cilindra” strudeli me mollë!
  2. Qërojini mollët plotësisht dhe pritini në kubikë në një tas të thellë. Hidhni mbi to sheqerin, kanellën dhe boronicat e kuqe dhe përziejini të gjitha bashkë.
  3. Me një lugë, vendosni në anë (por jo shumë në anë, pak më tutje se mesi) të secilës petë një rresht të gjatë me mollë. Ndajeni sasinë e mollëve në porcione të barabarta mes dy petëve.
  4. Kapni anën më pranë mollëve dhe nisni ta rrotulloni petën, me kujdes, që mollët të mos dalin jashtë. Pasi të keni bërë dy rula, puthitni fundin dhe fillimin dhe kapini mirë rulat përgjatë tyre me kunja druri për dhëmbët.
  5. Vendosini dy rulat në një tavë, lyejini me gjalpin e shkrirë dhe piqini në furrë me 180 gradë, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.

Pas pjekjes, spërkatini strudelët me sheqer pluhur. Hiqni kunjat dhe pritini në copa të barabarta.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet ...

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Biskota me kafe moka

Nuk kam të ngopur me ëmbëlsirat që përmbajnë sado pak kafe brenda recetës së ...

Penne Alla Amatriciana

Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. ...

Si të përgatisim majonezë

Njerëzit ndahen në 2 kampe kur vjen puna te majoneza. Unë personalisht hyj te ...