Puding me avokado dhe çokollatë

Kombinim i çuditshëm? Ja që funksionon! Kur mund ta përziejmë çokollatën me spec të kuq djegës, pse mos ta provojmë njëherë edhe me avokado?

Pastaj, mjafton vetëm t’i mblidhni përbërësit dhe t’i hidhni në mikser. Ja ku u bë pudingu!

 

Përbërësit (për 2 persona)

2 avokado të mëdhenj, të pjekur, të prerë në kubikë

3 lugë kakao pluhur

125 ml çokollatë e shkrirë

60 ml qumësht

2 lugë shurup panje (ose mjaltë)

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

 

 

Përgatitja

  1. Futni në një mikser avokadot, kakaon, çokollatën e shkrirë, qumështin, shurupin e panjës dhe ekstrakt vaniljeje
  2. Bluajini derisa të jetë një masë homogjene, duke kruar edhe anët e mikserit për të mos i lënë asgjë pa bluar.
  3. Zbrazeni përzierjen në tasa dhe futini në frigorifer.

Shërbejeni pudingun të ftohtë. Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Kohët e fundit jam përpjekur dhe kam eksploruar gatimet aziatike të cilat kanë një ...

Caj Jeshil

Arsyet pse duhet te perdorim Caj Jeshil.

Kushedo qe lexon nje artikull online ose nje gazete e ka vene re zhurmen ...

Negroni: Aperitivi Superior

Eshte e premte dhe e premtja do pakez alkool para darke, vere gjate darkes, ...

Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te ...

Aperol Spritz me Grapefruit & Vodka

Nje nder aperitivet kryesore italiane dhe nje nder gotat e preferuara edhe neper baret ...