Si të gatuajmë Sallatë Ruse

Në pikpamjen globale kjo që quajmë ne nuk është se quhet sallatë ruse, por ne e quajmë kështu dhe nuk na bëhet vonë hiç fare.

Pjese e pandashme e tavolinës të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në familjen tonë, për më tepër një ndër sallatat që shoqërohet aq mirë me mish gjeli.

Përgatitja e saj është e thjeshtë pasi përfshin vetëm perime të zjerra, pak speca gogozhare dhe majonez. Duke qënë se shija e perimeve të zjerra dhe specave gogozhare nuk ka si të jetë shume e ndryshme atherë pika ku ne mund të bëjmë diferencën është majonezi.

Tani nëse ju jeni nga ata tipat që nuk keni nevojë për majonez pak fancy, atherë kjo guidë nuk është për ju. Për ne të tjerët, njerëzit normalë që është e rëndësishme të ndjejmë shije duhet ta bëjmë nga fillimi.

Për këtë ju duhet të verdhat e vezëve (dy ose tre zakonisht), kripë, pak uthull dhe pak limon dhe rihini mirë. Sapo të shikoni që çdo gjë është bërë bashkë hidhni me shume avash vaj ulliri. Duhet që ta rrihni pa pushim (duke përdoru një mixer dore normalisht se ndryshe quhet si workout). Limoni me vezën dhe vajin e ullirit do fillojnë të bashkëveprojnë bashkë. Rihini deri sa të arrini masën dhe formën e dëshiruar.

Normalisht çdo gjë duhet të jetë në temperaturë ambienti.

Kur ta keni gati majonezën, pasi ta provoni pak vetë dhe të lyeni ndonjë fetë bukë për test (nuk po gjykoj joo) miksojeni me perimet e zjerra deri ne masën që ju duket e pranueshme. Në parim duhet të hidhni mjaftueshëm majonez sa të lidhen të gjitha perimet bashkë. Në këtë pikë shtoni edhe pak për dëngla.

Një pjatë dekorojeni edhe bëjeni gati, pjesën tjetër lëreni në një kavanoz që ta hani me gjelin e mbetur në datën 2 janar.

Receta

Ju Duhen:

  • 2 patate te zjerra
  • 3-4 karrota te zjerra
  • Nje dore bizele te zjerra
  • Nje spec gogozhare
  • 2 te verdha vezësh
  • Vaj ulliri
  • Pak lëng limoni
  • Pak uthull
  • Kripe

Pergatitja

  1. Ne nje tas te madh, me nje mixer dore, miksoni te verdhat e vezëve me pak kripe, limon dhe udhull deri sa te inkorporohen shume mire bashke
  2. Duke e miskuar shtoni pak e nga pak vaj ulliri dhe vazhdoni e rriheni deri sa te marri formën kremoze te majonezit.
  3. Shtoni ne nje tas tjetër perimet e zjerra dhe majonez mjaftueshëm qe te lidhen te gjitha perimet bashke
  4. Nje pjese lëreni ne frigorifer ne nje kavanoz te mbyllur tjetrën dekorojeni ne nje pjate
Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Byrek me mish (me lek brenda)

Byreku me mish ka qene përherë i preferuari im por përgatitja ka qene përherë ...

Persheshi i vitit te ri

Te gjithë e njohim edhe te gjithë e duam. Persheshi i vitit te ri ...

Sallatë që ndihmon në tretje

Le të jemi realist, në këto darka ne e teprojmë shumë, si me ushqim ...

Qofte Shtëpie

Qoftet e shtëpisë janë nje pjate tipike e vitit te ri dhe ti e ...