Byrek me mish (me lek brenda)

Byreku me mish ka qene përherë i preferuari im por përgatitja ka qene përherë nje mister. Nje dite te bukur iu futa me koke me konceptin “how hard can it be” dhe ne fakt nuk eshte se ishte kaq e veshtire. Menyra me e mire per te bere nje byrek te mire eshte te fokusohesh ne nje gjelle te mire. Perdorimi i erëzave te ndryshme qe i jep pak shije unike mishit te grire impakton ne menyre madhore cilësinë e gatimit.

Ne disa raste mund te hidhet edhe salce domatesh, por duhet ta keni parasysh qe do dalim pak me majosh si byrek. Gjithashtu nje pjese tepër e rëndësishme eshte edhe marinmi i pjesës te sipërme. Ajo pjesa piqet dhe merr shume shije kështu qe le te punojmë me te.

Midis petëve përherë shtoni pak uje te ngrohte pasi ne furre do thahen shume dhe kaq. Normalisht do ju rekomandoja qe ta provonit ta bënit nje byrek te tille paraprakisht.

Receta:

Ju duhen:

  • 500 gram pete (nga ato te gatshmet)
  • 300 gram mish te grire
  • 2 qepe te prera ne kubike te vogla
  • 2-3 thelpinj hudhër te prere holle
  • Kripe, piper, paprika, dhe pak fara speci djegës
  • Vaj
  • 1 gote uje te ngrohte

Pergatitja:

  1. Ne nje tigan, hidhni pak vaj dhe skuqni pak qepet me hudhrën. Shtoni , kripe, piper paprika dhe farat e specit djegës. Lerini te gatuhet mire (por ska nevoje tërësisht se do futet ne furre)
  2. Ne nje tave te madhe, lyejeni me vaj dhe shtroni disa pete, pastaj shtoni mishin, pete, vaj, pak uje te ngrohte(qe te jete pake njome peta) dhe kështu me rradhe. Sigurohuni qe petët ti shtroni pak me shume se sa tava me idenë qe ti mblidhni bashke ne fund per te formuar nje kore interesante.
  3. Per rast te vitit te ri, merrni nje monedhe (qe pasi ta lani) futeni diku aty nga cepi pasi duhet bere de!
  4. Hidhini pak vaj sipër, kripe dhe piper dhe futeni ne furre ne 400 grade per rreth 30-40 minuta. Kontrolloni qe eshte pjekur nga poshtë (pehere eshte pjekur…por prindërit e mij përherë e bëjnë…keshtu qe po ua them edhe juve)
  5. Pasi ta nxirrni nga furra, pak kripe sipër sa eshte e nxehte dhe lëreni te rrije rreth 15 minuta.
  6. Sherbejeni menjëherë.
Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si të gatuajmë Sallatë Ruse

Në pikpamjen globale kjo që quajmë ne nuk është se quhet sallatë ruse, por ...

Beef Wellington: Fileto Vici stil Wellington.

Shënim: Kjo recetë është aq fantastike dhe e shijshme sa mund të konsiderohet tepër ...

Byrek me kungull

Nuk e di në mendoni njëlloj, por personalisht jam tejet nazelie kur vjen puna ...

Byreku më i thjeshtë në botë

Unë jam rritur me konceptin që të djelave shkohet nga prindërit, edhe mami bën ...

Guida e verave per tavolinen e fundvitit

Ne varesi te shijeve tuaja, darkat e vundvitit, nder te tjera karakterizohen edhe nga ...