Une jam rritur ne nje familje qe fasulet pllaqi ne tave janë tepër te rëndësishme ne darken e vitit te ri. Si te tilla përherë ka patur nje tave te madhe gati. Celesi i suksesit te kësaj tave eshte qe fasule te marrin nje ane krokante dhe te mos jene shume te lëngshme qe te duket si gjelle standarde.

Tani per kete recete mund te përdorni çfarë do fasulesh qe doni, ato te voglat, te zeza etj etj por une preferoj pllaqite. Fasulet e mëdha dhe tepër te shijshme. Normalisht une i gjej ne Korce kur kaloj nga pazari por edhe ne Tirane ka plot neper tregjet e fruta perimeve.

Ju mund ti bëni ne tava balte qe te behen me shpejt, ose ne nje tave te madhe. Per thjeshte si une po shtoj recetën e tavës mesatare, diçka qe mund ta gjeni ne cdo shtëpi. Mund te kete ndonjë variacion ne kohen e gatimit ne furre, por gjithsesi per sa nuk i digjni mire do ju dali.

Receta

Ju duhen

  • 500gr fasule
  • 1 qepe e prere ne kubike te vogla
  • 1 karrote e grire (ose edhe kubike por e grire i jep shume forme gjithë recetës)
  • 1 tufe majdanozi te fresket
  • Salce domate – 2-3 luge (ose përdorni domate te freskëta por duhet ti gatuani paraprakisht)
  • Hudher e grire (ose e prere holle)
  • Kripe, piper dhe vaj ulliri
  • Gjethe Dafine
  • Paprika
  • Piper i kuq

Pergatitja

  1. Fasulet si koncept kane nevoje te rrinë ne uje 12 ore ne menyre qe te gatuhen me thjesht. Nese nuk i lini ne uje, nuk eshte se ka ndonjë problem por do duan pak me shume kohe per tu gatuar.
  2. Vloni nje tenxere te madhe me uje dhe shtoni fasulet e shplara nga uji i ndenjur. 30 minuta eshte mese mjaftueshëm. Qellimi final nuk eshte te jene tërësisht te gatuara, por gjysem pasi do shpenzojnë edhe pak kohe ne furre
  3. Rezervoni nje filxhan uje te fasuleve dhe te tjerat kullojini
  4. Nxehni furrent ne 180 grade
  5. Gjate kësaj kohe ne nje tenxhere, hidhni vaj ulliri, karotat, qepen, hudhrat, kripe piper dhe paprika. Sapo te jene si transparence shtoni salcën dhe shtoni fasulet, hidhni ujin e rezervuar, gjethen e dafinës. Lëreni te vloje dhe trazojeni here pas here. Eshte e rëndësishme qe e gjithë masa te behet bashke
  6. Te gjithë kete mase shtojeni ne nje tave dhe futeni ne furre per 30 minuta ose deri sa te duket qe fasulet sipër janë pjekur mire.
  7. Provojeni per cdo rast pasi qellim eshte qe edhe fasulet te behen. Arsyeja eshte qe ne varësi e fasuleve qe zgjidhni, koha e përgatitjes ndryshon.
  8. Sapo te jene gati, nxirreni nga furra, dhe hidhni sipër pak kripe
Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads