Patate shtëpie

Kujdes! Këto patate nuk janë standarde dhe janë tepër fiksuese aq sa mund t[ju lejë pa ngrënë gjelin!

Koncepti I patateve të shtëpisë lidhet ngushtë me patatet e zjerra të ngelura në frigorifer. Me qënë se ne zjemë ca patate për sallatën ruse atherë ato që ngelen mund ti perdorim per te bere patatet e shtepise.

Prijini patatet e zjera ne forme kubike dhe ne nje tigan te rende hidhni pak gjalp dhe pak vaj ulliri. Shtoni nje shtrese patate dhe mos I levizni per disa minuta. Qellimi eshte qe te formojme nje kore te mire. Kombinimi I gjalpit me vajin e ullirit dhe mos levizja nga ana juaj do e arrije kete gje shume thjeshte

Trazojini dhe sherbejini menjehere duke I marinuar me kripe dhe piper kur jane shume te nxehta.

Receta:

Ju duhen:

  • 2 patate te zjerra te prera ne kubike te vogla
  • Kripe, piper
  • Gjalp
  • Vaj ulliri
  • Pak rozmarine
  • Pak qepe e njome
  • Pancete

Pergatitja:

  1. Ne nje tigan te madh dhe te rende hidhni nje gjysem luge gjalp dhe pak vaj ulliri.
  2. Sapo te shkrije gjalpi dhe te nxehet mire shtoni patatet kubike dhe panceten e prere holle
  3. Lereni pa lëvizur 2-3 minuta, pastaj trazojini. Qellimi eshte qe te marrin ate ngjyrën e kuqeremte
  4. Shtoni qepen e njome
  5. Hidhini ne nje pjate me letër kuzhine per te hequr yndyrën e tepërt dhe shtoni sipër kriper, piper edhe pak rozmarine. Kujdes! Marinimin shtojani sapo ta keni hequr nga zjarri.
  6. Sherbejeni menjëherë.
Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like