Te gjithë e njohim edhe te gjithë e duam. Persheshi i vitit te ri praktikisht eshte optimizimi i te gjitha mbetjeve te kuzhinës ne nje pjate super te shijshme. Perdor lëngun e gjelit te vitit te ri se bashku me te brendshmet dhe e gjitha thithet nga nje kulaç misri fantastik.
Kulacin nuk do ta bëjmë vete pasi une sjam shume i brumërave (nuk i ngas) por do ta blejmë ne furre buke. Aman blejeni ne mëngjes se ate datën 31 te gjithë marrin dhe ngelen furrat pa gje!
Pergatitja eshte nje nder gjerat me te thjeshta ne bote. Prakikisht hedh nje qerre me gjera ne nje tenxhere te madhe dhe pastaj i hedh copate bukës sipër. Perdoret i gjithë lëngu i gjelit te vitit te ri pasi eshte me gjithë mend i shijshëm dhe çfarë te brendshmesh kane ngelur. Hahet i nxehte ama duke e shoqëruar me pak mish gjeli.
Ju duhet:
- I gjithë lëngu i gjelit qe ka kulluar ne tave.
- Te brendshmet e gjelit te gatuara
- Bacon i skuqur dhe i prere holle
- 2 ose 3 koka preshi te prera super holle.
- Nje qepe e vogël
- Kripe, piper vaj ulliri, gjalp
- Pak mente dhe majdanoz te prere holle.
- Buke misri
Pergatitja:
- Ne nje tenxhere te madhe (ose edhe mesatare – varet sa do bëni), ne zjarr te larte, shtoni vaj ulliri, qepet dhe preshin. Keto marinojini mire me kripe dhe piper. Lerini te skuqen pak – duhet te jene transparente qe te jene te gatuara.
- Shtoni pak gjalp dhe te brendshmet dhe lërini te behen bashke. Me pas shtoni lëngun e gjelit dhe lëreni te vloje.
- Kur te kte vluar, shtoni buke e misrit te copëtuar me duar edhe mentën me majdanozin.
- Shtoni Baconin e prere holle
- Trazojeni mire, hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni me kapak. Lereni 15 – 20 minuta.
- Sherbejeni menjëherë.
Show Comments (0)