Per gjelin e vitit te ri ka shume receta verdalle dhe shume mite per mënyrën me te mire te te gatuarit. Kjo recete eshte tepër e thjeshte dhe nuk merret me ato shume receta verdalle. Nuk ka shume pune pe rmarinim dhe ne te njëjtën kohe nuk do gatuar gjeli per shume ore. Fokusohet ne parimin qe cdo gje qe do përdorim eshte tepër e thjeshte dhe pjese e nje kuzhine se bashku edhe me llogjiken e pastër te gatimit te nje mishi çfarëdo.
Pjesa unike e kesa recete eshte mbushja e hapësirës midis lëkurës dhe mishit me gjalp aromatik te cilin do ta përgatisim bashke. Nëse përtoni ta bëni gjalpin aromatik. Përdorni gjalp normal por mos harroni te shtoni kripe. Gjithashtu po përdorim edhe yndyrën e disa copave bacon (nga ato qe merr ne supermarket tek frigoriferi) duke ja vene sipër pjesës te gjoksit qe mos te na thahet gjate pjekjes.
Gjate pjekjes ama duhet qe cdo 30 minuta ta nxjerrim edhe ta lyejmë me lëngjet e veta qe ka lëshuar ne tave. Kjo menyre shmang ate problemin madhor qe kemi gjate gatimit te nje gjeli – tharja!
Receta:
Ju duhen:
- 1 gjel 5-5.5kg
- Kripe dhe piper i freskët
- 2 qepe te qëruara dhe te ndara ne gjysem
- 1 limon i prere ne mes
- 1 thelpi hudhër i prere ne mes horizontalisht
- 6 gjethe dafine
- 8 copa bacon.
- Per gjalpin aromatik specifikisht
- 350-400 gram gjalp ne temperature ambienti
- 1 luge gjelle vaj ulliri
- Zesti dhe lëngu i 2 limonave
- 3 thelpinj hudhër te qëruara dhe te shtypura
- 1 dore majdanoz, ku kemi vetëm gjethet i prere holle.
Pergatitja:
- Nxehni furrën ne 220 grade.
- Pergatisni gjalpin aromatik duke perzjere ne nje tas te gjithe përbërësit e mësipërm dhe shtoni kripe dhe piper
- Hiqni te brendshmet e gjelit. Keto do ti leme ne tave te piqen per rreth 1 ore dhe do ti heqim.
- Marinojeni mire gjelin me kriper dhe piper nga brenda. Përdorni duart! Pasi ta marinoni shtoni qepet, limonin, hudhrën dhe 2 gjethe dafine
- Me duar, mundohuni ta shkëpusni lekuren nga gjoksi i gjelit dhe kofshët me qellmin qe do shtojmë gjalpin nen lekure. Duhet te keni parasysh qe nuk duhet ta cani lekuren ne menyre qe gjalpi gjate gatimit mos te dali jashtë.
- Mbusheni me gjalp ne te gjitha hapësirat nen lekure. Pasi te keni mbaruar, masaszhojeni qe gjalpi te shpërndahet njertrajtesisht ne te gjitha anët dhe cepat e gjelit
- Shtoni 6 gjethet e tjera tedafines ne zonën e gjoksit te gjelit pasi mishi i bardhe ka përherë nevoje per pak me shume marinim.
- Vendosni gjelin ne nje tave, lyejni lekuren me gjalpin e ngelur, marinojeni mire me kripe dhe piper, hidhni pak vaj ulliri sipër edhe futeni ne furre.
- Nese keni marre nje gjel deti nga ato te fshatit, thejsht mbulojeni me leter alumini dhe futeni ne furre per 3 ore te mira (ato jane zakonisht nga 6 kg keshtu qe jeni mire). Kur te kalojne tre oret, jepini nje sy duke hequr letrat e aluminit.
- Nga ana tjeter nese gjeli eshte nga ato te supermarketit, mund te ndiqni te njejten menyre ose kete tjetren. Lereni per 10-15 minuta, nxireni jashte dhe me lëngun e formuar ne tave, duke përdorur nje luge kalojeni sipër gjelit. Vendosni copat e bacon sipër gjoksit per mos tu thare. Futeni ne furre, uleni temperaturën ne 180 grade. Gatuajeni per 2 ore e gjysem (parashikoni 30 minuta per kilogram). Gjate kësaj kohe nxireni here pas here dhe me luge kaloni lëngjet sipër gjelit qe te mos thahet
- Per te kuptuar qe gjeli eshte gatuar duke qene se cdo gjel eshte i ndryshëm nga njeri tjeteri, me nje nga ato shkopat e bbq futeni ne pjesën me te trashe te kofshës. Nese lëngjet qe dalin janë si ne roze athere futeni prape ne furre dhe provojeni përsëri per 15 minuta.
- Kur te jete gati, hiqeni nga furra dhe transferojeni ne nje pjatance te madhe dhe lëreni ne nje vend te ngrohte. Hiqini gjethet e dafinës, dhe lëreni te rrije i paprekur per 45 minuta. Kjo e ndihmon mishin qe te gatohet akoma me ngrohtësinë qe ka.
- Sherbejeni me përshesh.
Show Comments (0)