Thjesht për të qenë të sigurt, po e nisim nga fillimi me frutin e nektarinës, përbërësin kryesor në këtë mes. Nëse nuk dini t’i dalloni pjeshkët nga nektarinat, na lejoni t’i përmbledhim ndryshimet fare shkurt: Nektarinat janë më të vogla, më të forta dhe pa atë pushin karakteristik të pjeshkave. Po ashtu, nektarinat nuk postojnë foto sexy në Instagram dhe s’kanë mijëra followers.

Në recetën e sotme, tarta me nektarina, ky frut është më i përshtatshëm për “varkat” e vogla që do të piqni, sepse siç thamë, nektarinat janë më të qëndrueshme se pjeshkët dhe jo me aq lëng, ndaj është më mirë për petën sfoliat që do të përdorni.

Kjo “recetë” është në fakt thjesht shansi juaj për të përgatitur një ëmbëlsirë të bukur, sepse s’duhet asgjë tjetër veçse të prisni petën dhe nektarinat në forma të rregullta e simetrike. Jo vetëm kaq, por tani për stinën e verës duhet pikërisht diçka e freskët si këto tarta me fruta.

Përbërësit (për 4 persona)
1 pako petë sfoliat (përdorni petët “AK”)
450 gr nektarina
2 lugë sheqer shumë i imët
pak arrëmyshk

 

 

Përgatitja
1. Bëni me pak gjalpë një tavë të gjerë pjekjeje.
2. Në një sipërfaqe të bërë me miell, shtrojeni petën sfoliat me petës në një drejtkëndësh me përmasa 40×25 cm. Priteni petën në 6 drejtkëndësha të barabartë, 8 nëse mundni.
3. Kalojini petët në tavën e bërë me gjalpë. Brenda secilit drejtkëndësh, shënoni lehtë me majën e një thike një tjetër drejtkëndësh, me largësi të barabartë rreth 1 cm nga secila anë. Pra, do të shënjoni një kornizë. Lërini drejtkëndëshat mënjanë për 30 minuta. Ndizni furrën me 200 gradë.
4. Pritini nektarinat përgjysmë, hiquni bërthamat, më pas pritini gjysmat në feta të holla. Shtrojini me radhë fetat e nektarinave brenda kornizës në drejtkëndëshat e petës sfoliat. Spërkatni sipër tyre sheqerin e imët dhe pak arrëmyshk.
5. Piqini në furrë për 12-15 minuta derisa anët e tartave të jenë fryrë dhe nektarinat të jenë zbutur.
Lërini tartat të ftohen para se t’i shërbeni.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Patate e mbushur me proshutë

Patatja e mbushur është një pjatë tejet e preferuar e imja, të cilën e ...

Receta klasike: Waffle!

Një ëmbëlsirë e re që ka fituar popullaritet kohët e fundit është padyshim waffle, ...

krahe pule krokante

Krahe pule krokante ne air fryer me salce pikante

Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka ...

Kek me banane me dopjo cokollate

I jemi qepur embelsirave sot mqs eshte e hene, cte bejme, na zuri. Nga ...

Sallata me laker pakez ndryshe me majonez dhe uthull molle

Koncepti i sallates ne rajonin tone eshte kryesisht i lidhur me thjeshtesine qe kombinojne ...