Nuk e di në mendoni njëlloj, por personalisht jam tejet nazelie kur vjen puna te byreku dhe mbushja e tij. Byrekun me spinaq e shmang, ndërsa e ha atë me presh. Byrekun me gjizë, megjithëse duket zgjedhje krejt e sigurt, e kam me ditë, herë e konsumoj, e herë jo. Varet edhe se sa e uritur jam. Byrek me mish në kushte shtëpie kemi vite që nuk bëjmë, ndërsa një mbushje e re që ka filluar të më futet në zemër, është mbushja me kungull, i madh e i verdhë, mes petëve të byrekut. Mamaja ime e bën byrekun me kungull të ëmbëlsuar me sheqer, por mund të zgjidhni ta bëni dhe të kripur, me thërrime djathi të bardhë.

Është tmerrësisht e lehtë të bësh byrek ditët e sotme, sidomos nëse nuk keni durim t’u hyni petave nga fillimi. Vetëm me dy pako peta sfoliat dhe një renditje petë-mbushje-petë, siguruat kështu drekën për nesër.

Tani që e mendoj, mbase duhet të hapim edhe një rubrikë “Byrek”, duke qenë se është një gatim tradicional tmerrësisht popullor në Shqipëri. Mund të konsumosh pjata të shtrenjta me apostrof në emër, ama gjen gjithnjë një vend në zemrën dhe stomakun tënd për një copë të mirë byreku.

Përbërësit (për 4 persona)
2 pako petë sfoliat (ne përdorim petat “AK”)
1 kungull mesatar (rreth 1 kg)
8-10 lugë sheqer
2 lugë gjalpë i shkrirë
1 vezë

 

Përgatitja
1. Grijeni kungullin në rende të mëdha dhe përziejeni mirë me sheqerin. Lëreni kungullin me sheqer të kullojë lëng, të cilin do ta përdorni më vonë. Kur lëngu të jetë lëshuar, brenda 15-20 minutash, ndani kungullin nga lëngu dhe thajeni paksa me letër kuzhine, pasi nuk duam të qullosë petët.
2. Shtroni njërën petë sfoliat në një tavë të madhe pjekjeje. Shtroni sipër petës kungullin me sheqer, spërkateni kungullin me gjalpin e shkrirë dhe vendosini sipër petën tjetër, duke e puthitur mirë, por pa e ngjeshur shumë. Shtoni vezën te lëngu i lëshuar, rrihini mirë bashkë, dhe me një furcë lyeni petën e sipërme, pa e lagur shumë.
3. Futeni tavën në furrë me 200 gradë dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë pjekur si lart, ashtu edhe poshtë, duke e kontrolluar herë pas here.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Banane të karamelizuara me mjaltë & arra

Është nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, që ime më e ka ...

Rizoto me djathë Gorgonzola

Vazhdojmë të pasurojmë rubrikën “Rizoto” me një tjetër pjatë të shijshme orizi, por ju ...

Te besh Guacamole: Te gjithe i bejne keto gabime – Pervec teje

Avokado eshte shtet me vete! Si i tille, edhe berja e Guacamole ngelet e njejta. ...

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...

Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i ...

Pule me mustarde, mjalte, rozmarine dhe patate

Sic mund ta keni vene re, recetat e pules jane te preferuarat e mija, ...