Patatja e mbushur është një pjatë tejet e preferuar e imja, të cilën e kam provuar për herë të parë në Tavernën Attika në Elbasan (ashtu si pufkat me djathë që postuam dje). Jashtë shtetit njihet me emrin “twice-baked potato” – “patate e pjekur dy herë”, apo “jacket potato” – “patate xhaketë”, dhe duhet thënë që është emër mjaft i gjetur!

Mbushja më bazike që mund t’i bëni patates është me djathë dhe proshutë, sigurisht, bashkë me vetë tulin e patates. Nuk kërkon fare teknikë, pasi është një gatim tejet i thjeshtë. Duhet vetëm të gërryeni patatet e pjekura tashmë (me kujdes se mos digjeni) dhe ta kombinoni tulin me përbërësit e tjerë.

Përveç kombinimit të lartpërmendur, çlironi imagjinatën dhe mendoni se çfarë mbushje mund t’i bëni tjetër patates tuaj. Spinaq dhe proshutë është një tjetër mbushje e sugjeruar dhe e shëndetshme për to!

Përbërësit (për 4 persona)
4 patate të mëdha (zakonisht përdoret lloji “King Edward” i patates, por në Shqipëri ka vetëm një emër: patate)
20 gr gjalpë
80 ml pana
4 lugë djathë parmixhan i grirë
75 gr proshutë e copëtuar
1 qepë jeshile e grirë hollë
vaj ulliri

Përgatitja
1. Lani dhe thani mirë patatet, pa ua hequr lëkurën. Ndizeni furrën në 180 gradë. Shponi patatet me pirun në të gjithë sipërfaqen, lyejini mirë me gjalpë, vendosini në një tavë dhe piqini në furrë për rreth 1 orë që të tkurren.
2. Lërini patatet pak të ftohen dhe në krye të tyre pritni me thikë një vrimë, për të nxjerrë tulin. Mund edhe të prisni patatet në gjysmë, si varka të vogla. Nisni të nxirrni tulin me lugë, duke lënë vetëm lëkurën si mbajtëse.
3. Tulin përziejeni mirë me panën, djathin parmixhan, proshutën dhe qepët e grira hollë. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Futeni përzierjen sërish në patatet.
4. Spërkatni pak vaj ulliri mbi patatet dhe rikthejini në furrë për rreth 20 minuta më tepër, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe përzierja të piqet.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Bon-bone vegan dhe te papjekura carobi

Kjo eshte nje nder recetat me te thjeshta per te bere bon-bone me pluhur ...

Koncetrat Limoni me Xhinxher

Eshte bere nje gje super e famshme keto kohe ne fakt uji me kastravec, ...

Si te gatuajme Biftek me gjalp dhe perime te furres

  Vazdojme e flasim per gjera te mira dhe te thjeshta dhe receta e ...

Pufka me djathë Parmixhan

Këto pufka më kujtojnë disa “qofte” me djathë, që i marr sa herë ndaloj ...

Strudel me molle

Si te gatuajme Strudel me molle

Tashi qe po na afrohen dhe festat te gjithe duan ate gjene e embel ...