“Pica” të vogla me çokollatë

Pas suflesë me limon, tortës me fruta pylli, pufkave “Margarita” me tekila e të tjera ëmbëlsira të jashtëzakonshme, i rikthehemi sërish çokollatës, mbretëreshës së pazëvendësueshme të ëmbëlsirave.

Sot kemi për ju pica të vogla me çokollatë, por jo nga ajo lloj pice që jeni mësuar të shihni, me Nutella dhe luleshtrydhe. I mbani mend kohët kur u përmbyt Instagrami nga fotot e tyre?

Nga ana tjetër, pica në fjalë është krejtësisht origjinale, e shijshme, dhe bukë e djathë në përgatitje.

 

Përbërësit (për 18 copë)

250 gr biskota të zakonshme, të thata

150 gr gjalpë

90 gr sheqer kokërr

3 lugë kakao e hidhur, pluhur

1 vezë

175 gr sheqer pluhur

60 gr arra të copëtuara

 

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të madhe, thyejini me një shtypës druri biskotat derisa të bëhen thërrime.
  2. Vendosni 120 gr gjalpë në një tigan dhe shkrijeni me zjarr të lehtë. Shtojini, duke përzier, sheqerin, 1 lugë kakao dhe vezën. Lërini për 2 minuta në zjarr të lehtë, pa e ndërprerë përzierjen.
  3. Shtoni biskotat e thërrmuara dhe ngjizini mirë.
  4. Lyeni lehtë me gjalpë një tavë katrore jo të thellë. Hidhni aty masën e përgatitur dhe hapeni mirë me gishta. Vëreni në frigorifer për 2 orë.
  5. Në një tas, hidhni sheqerin pluhur, pjesën e mbetur të gjalpit dhe kakaon. Shtoni 1 lugë ujë të nxehtë dhe përziejini me kujdes. Shtresa me të cilën do të vishet pica duhet të jetë si krem, por e qëndrueshme.
  6. Hapeni këtë shtresë mbi biskotat dhe spërkateni ëmbëlsirën me copa arrash.

Nëse arrat s’janë për ju, mund të zgjidhni edhe fruta apo arrë kokosi të grirë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje ...

Molle e pjekur me arra

U riktheva ditën e djeshme në qytetin tim të lindjes, Elbasan. Tashmë qyteti është ...

Receta bazike: Brumi i picës

Në recetat bazike që kemi dhënë deri më sot, nuk ka si mungon një ...

Kek me qershi dhe kajsi

  Keku do dy gjëra: çokollatë ose fruta. I vetëm nuk të shijon aspak. ...

Receta bazike: Pandispanja

Kemi dashur të ndajmë disa receta tortash me ju, por fatkeqësisht krahas recetës së ...

Menyrat e ndryshme sesi marinohet Pula.

Te gjithe e dine qe per te patur nje mish sa me te shijshem ...