Tart me caramel dhe cokollate te shkrire

Nje recete e perjetshme – koncepti I tartit qe mbushet me cdo gje. Kesaj radhe kemi zgjedhur notat e karamelit te bere vete dhe cokollates te zeze te shkrire ganache fiks per kete periudhe. Behet gati per rreth 50 minuta(plus 1 ore te ftohet) keshtu qe mos e vrisni shume mendjen.

Per mbushjen, nese kjo nuk ju pelqen, kini parasysh qe te zgjidhni nje te embel dhe nje pak me te athet per ta balancuar pasi te ze sheqeri!

Per brumin:

  • 150g miell;
  • 75g gjalp I ftohte I prere ne copa;
  • 25g sheqer;
  • 1 veze e rrahur.

Per karamelin:

  • 150g sheqer;
  • 125ml krem (1/4 gjalp, 3/4 qumesht te ngrohur deri ne vlim dhe te lene te ftohet);
  • 10g gjalp;
  • Pak kripe.

Per mbushjen me cokollate:

  • 240ml krem ((1/4 gjalp, 3/4 qumesht te ngrohur deri ne vlim dhe te lene te ftohet);
  • 200g cokollate te zeze – une preferoj ate qe eshte 70% e zeze, e copetuar ne pjese shume te vogla;
  • 75g sheqer;
  • Pak kripe;
  • Pergatitja.

Per brumin:

  1. Kombinoni gjalpin dhe miellin bashke ne nje tast te madh me duar deri sa arrin nje forme te therrimeve te bukes. Pastaj shtoni sherqern dhe vezen dhe punojini deri sa mikstura behet bashke. Duhet te formohet nje mase e qendrushme. Shtypeni deri sa te behet nje pete pak e trashe ne forme ovale, mbulojeni me leter kuzhine dhe lerni ne frigorifer per 30 minuta;
  2. Nxehni furren ne 180 grade;
  3. Ne nje hapesire pune, hidhni pak miell dhe hapeni brumin deri sa te jete rreth 3mm I trashed he mjaftueshem qe te mbuloje taven  tuaj (une po perdor nje tave rumbullake me diameter 20cm dhe 4cm i thelle, me fundin qe I hiqet – praktikisht cfare te keni por kam kuptuar qe sa me e gjere te jete tava, aq me shume do te thahet);
  4. Vendoseni brumin ne tave dhe shtypeni ne vend. Shtypni anet dhe prisni cepat. Shpojeni me pirun te gjithe bazen;
  5. Ne kete pike vendosni siper leter kuzhine me pjesen qe shkelqen nga brumi dhe mbusheni te gjithe formen me oriz (kjo teknike quhet blind baking dhe perdoret per te gatuar brumerat e embelisrave pa mbushjen qe te mos fryhet, mbaje te njejten forme dhe ne te njejten kohe te jete krokante sic duhet). Piqeni per 15 minuta, nxireni, hiqni letren e kuzhines dhe orizin, futeni prape ne furre per 6-8 minuta te tjera. Ne kete pike duhet te kete nje ngjyre teresisht te arte ne te kafenjte. Lereni te ftohet;
  6. Per karamelin, shtoni sheqerin ne nje tigan te madh qe nuk ngjit dhe lereni te shkrihet nen zjarr mesatar (KUJDES: vetem tundi tiganin here pas here – MOS E TRAZONI). Sapo sheqeri te jete shkrure dhe eshte kthyer ne nje ngjyre portokalli te lehte, shtoni kremin dhe gjalpin extra. Tashi do filloje te sperkase dhe te duket nje forme e cuditshme, por trazojeni gjate gjithe kohes deri sa te behet bashke. Lereni te ftohet;
  7. Pasi karameli te jete ftohur, hidheni siper brumit. Pergatisni ganache duke hedhur te gjithe perberesit ne ne nje tas siper ujit qe vlon (koncepti I banjo-marise por vetem me avujt e ujit) deri sa te shkrihen te gjitha bashke;
  8. Hidheni siper karamelit;
  9. Sperkateni me pak kripe dhe lereni te ftohet per rreth 1 ore para se ta sherbeni.
  10. Kujdes mos beheni pis 🙂

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Rizoto me kungull të verdhë

Pasi dhamë recetën e një rizotoje me djathë Gorgonzola, të shijshme sa më s’ka, ...

Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...

Kek me cokollate si neper filma

I keni parasysh ato keket me cokollate, ose suffleete fantasike ose cfare do lloj ...

6 gabimet qe mund te shmangim gjate gatimit te salmonit

Sot per dreke hengra nje super fileto salmoni dhe mu kujtuan keto detaje mbi ...