Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. Secila do kohën e saj (të përpiktë), si dhe përbërësit e saj që mund të të gjenden ose jo në shtëpi.

Receta e ëmbëlsirës së sotme do të përmbajë vetëm 4 përbërës, të cilët domosdoshmërisht i keni në dollapin tuaj. Nëse nuk i keni, duhet të bëni pazaret menjëherë!

Ëmbëlsira është një krem limoni, dhe ne na pëlqen ta titullojmë si “ëmbëlsirën më të thjeshtë në botë”.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)

125 gr sheqer kokërr ose pluhur

125 gr miell

Lëvorja e grirë e 2 limonave

1 litër qumësht

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të madhe hidhni sheqerin, miellin dhe lëvoren e limonit. Hidhni ngadalë qumështin duke bërë kujdes që të mos formohen kokla.
  2. Vëreni tenxheren në zjarr të avashtë dhe çojeni në zierje, duke e përzier vazhdimisht. Lëreni të ziejë për 1 minutë, pastaj hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një stampë, keku ose pufkash (cupcake).
  3. Kur përzierja të jetë ftohur, transferojeni në frigorifer për 2 orë, së paku. Ëmbëlsirën shërbejeni të ftohtë, me fruta ose lëvore limoni si zbukurim.

 

PS: Nëse dëshironi, këmbeni lëvoren e limonit me pluhur kakao të hidhur, për të realizuar një krem çokollatë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule Piccata me limon dhe caperi

Koncepti I pules piccata eshte po aq Italian dhe sa amerikan ne teresi. Po ...

Supë verore me domate

Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më ...

Pasta alla Carbonara 🇮🇹

Carbonara eshte nje pjate Italiane, nga zona e Lazios, Rome, e cila eshte bere ...

Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Akullore me çokollatë (3 përbërës!)

Bëmë një sondazh para disa ditësh në Instagramin e Delicious (@deliciousalbania), mbi preferencën e ...