Si te gatuajme Shendetlie

Si te gatuajme shendetlie

Dyshoj te kete njeri qe mos ta dije se cfare eshte Shendetlia. Embelsire tradicionale e gatuar shume dashuri nga mamate dhe gjyshet tona dhe si e tille sduhet harruar asnjehere ne muajin dhjetor.

Per te pergatitur shendetlie na duhen :

  • 3 gota miell
  • 1 gote sheqer
  • 4 luge gjelle mjalt
  • 3 kokrra veze (rruajme nje te verdhe vecant)
  • 1/2 luge caji maja
  • 2 luge caji vanilje
  • 2 luge gjelle arra te thermuara
  • gjys gote uje (i shkrire dhe i ftohur)
  • 4 luge gjelle gjalp
  • sherbete
    • 3 gota uje
    • 2 1/2 gota sheqer
    • kanelle
    • arremyshk (nutmeg)
    • star anise ( nqs keni)
    • Gjysem limoni ( shtrydhni gjysem e lengut ne nje gote perpara se te fusni ne sherbet qe mos te behet shume i tharte)

Ne nje tas perzjejme miellin , sheqerin, majan dhe vaniljen. Hapim nje hapesire ne mes dhe hedhim dy te verdha veze dhe 3 te bardha se bashku me sheqerin, majltin, gjalpin, arrat dhe ujin. E punojme derisa te jete formuar.

Ne taven qe do perdorim e ferkojme me gjalp qe mos ngjisi dhe e hapin masen ne menyre uniforme. Mos harrojme ta lyejme me te verdhen e vezes siperfaqen e shendetlies. E fusim ne furren e nxehur ne 200 grad per 30-35 minuta derisa siperfaqja te jete e kuqerremte ne kafe.

Gjate kesaj kohen pergatisim sherbetin. Ne nje tas hedhim ujin, sheqerin dhe errezat. E leme ne zjarr deri ne momentin qe do filloj te zjej, me pas e heqim dhe e leme te ftohet.

Kur shendetlia te jete pjekur e leme te ftohet dhe me pas shtojme sherbetin e vaket. Keshillohet te lihet te pakten 2 or qe sherbeti te thithet ose hajeni direkte se ashtu ja ka me shume lezeti.

Tags:

Shendetshmerisht
  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Tave Kosi

Si te gatuajme Taven e Kosit.

Kur mendojme per gatimet e gjyshes dyshoj se nuk ju vjen ndermend Tava e ...

Krahe pule stil thai

Stina e nxehte e veres dhe mbasditet me temeperatura te tmerrshme jane fantastike per ...

Vezë Benedict

Këto vezë luksoze flasin vetë për shijen e tyre, ndaj nuk dimë se sa ...

Kek me banane me dopjo cokollate

I jemi qepur embelsirave sot mqs eshte e hene, cte bejme, na zuri. Nga ...

Pasta alla Carbonara 🇮🇹

Carbonara eshte nje pjate Italiane, nga zona e Lazios, Rome, e cila eshte bere ...