Si te gatuajme Oriz te ftohte me perime dhe veze.

Oriz i ftohte me Perime dhe Veze

Per te arritur nje pergatitje sa te me suksesshme te kesaj pjate, orizi duhet te jete gatuar qe nje dite me perpara dhe te lihet ne frigorifer i ftohte.

Per kete recete do ju duhen :

  • 200 gram oriz
  • 100 gram bizele
  • 4 qepe te njoma
  • mashurka, bishtaja, brokoli, karrota, etj (opsionale)
  • 1 veze
  • 2 luge gjelle vaji ulliri
  • 2 luge caji salce soje (opsionale)
  • 2 luge caji vaji susani (opsionale)

Ne fillim bejme orizin thjeshte, ne nje tenxhere kombinojme orizin me 400 gram uje, shtojme krip/piper dhe e leme ne nxehtesi mesatare per 20 min. E leme te ftohet dhe me pas e futim ne frigorifer per diten e neserme.

Perzjejme vezen me vajin e susanit dhe e hedhim tigan. Ne momentin qe mpikset paksa atehere fillojme ta trazojme dhe copetojme. E heqim dhe e leme menjan.

Ne te njejtin tigan hedhim vajin e ullirit dhe perimet te cilat i leme derisa te jene pothuaj te bera. Me pas shtojme vezet dhe orizin dhe pasi i trazojme shtojme salcen e sojes (e cila ruan rolin e kripes).

Sherbehet e nxehte .

Shendetshmerisht
  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Qofte vegane Falafel

Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ...

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum porttitor pharetra sem. Aliquam nec ...

Amaretat, biskotat “cute”

Për çaj, për kafe, apo thjesht për të thyer atë urinë e mesnatës, që ...

Gatuaj pa Receta – Seria 3: Sallate me Veze – Mengjesi perfekt

Po mendoja te beja dicka pak me te thjeshte, dhe me e llogjikshme kur ...

Strudel me molle

Si te gatuajme Strudel me molle

Tashi qe po na afrohen dhe festat te gjithe duan ate gjene e embel ...