Si te gatuajme Pancakes me Banane te karamelizuara.

Pancakes me banane te karamelizuara

Gjeja perfekte ne mengjes eshte dicka e embel dhe ku ka me mire sesa Pancakes (petulla) me banane te karamelizuara.

Per te pergatitur Petullat do ju duhen:

  • 340 gram miell i zakonshem
  • 240 ml qumesht
  • 2 luge gjelle sheqer
  • 2 luge te vogla caji me sode buke
  • 1/2 luge t vogel caji me kripe
  • 2 luge gjelle me vaj ose gjalp te shtrir
  • 1 veze

Ne nje tas hidhni brenda miellin, kripen, sheqerin dhe perziheni perpara se te shtoni qumeshtin , vajin dhe vezen. Teksa punoni me perberjen kini parasysh qe mos ta punoni me shume sec duhet pasi duhet te kete disa kokrra me miell.

Vendosim tiganin ne zjarr dhe e lyejme me nje pecete me vaj. Hedhim ne te 3-4 luge gjelle nga perberja per 1 petulle. Momenti qe petulla duhet kthyer eshte kur ka formuar buleza neper cepa, zakonisht 1-2 minuta cdo ane. Pasi te mbarojme te gjitha perberjen ath i vendosim ne furre qe te rrijne te ngrohta.

Per te pergatitur bananet e karamelizuara ju duhen:

  • 2 banane
  • 4-6 luge sheqer
  • gjalp

Ne nje tigan hedhim sheqerin dhe e leme ne zjarr derisa te jete shkrir dhe te ket formuar ngjyren e karamelit, me pas e heqim dhe shtyjme 30 gram gjalp. E rivendosim ne zjarr dhe hedhim banane e prere. Shtojme pak uje ne menyr qe mos te behet shume ngjitese dhe e leme ne zjarr per 1-2 minuta te tjera.

Te serviret e nxehte mbi petulla.

Shendetshmerisht
  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Fishop

Nese peshku dhe frutat e detit jane dobesia juaj, athere Fishop eshte nje nder ...

How to cook a steak

Simply put – there is nothing like a great freaking steak cooked wonderfully. Follow ...

Bonet, ëmbëlsira nga Piedmonti

Pak persona mund të kenë dëgjuar për këtë ëmbëlsirë nga Piedmonti (veri-perëndim i Italisë), ...

Sanduic me bejkon

Sanduic me bejkon.

Receta e rradhes super e thjeshte eshte ne nje nivele komplet tjeter me gjithe ...

Tutorial: Sallatat

Sallatat jane ne mode kohet e fundit, kaq chic pasi mendojme qe eshte e ...