Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa perime te zjera, sallate jeshile (ose cfare do sallate qe mund te keni) dhe disa pomodorini.

  1. Niseni me perimet, nese nuk i keni zjere. Patatet, ne rastin konkret kane nevoje per uje te ftohte dhe pak kripe. Lereni tenxheren te vloje, dhe provojini patatet me pirun. Kur piruni te ngulet lehte, athere jane gati. Hidhini ne uje te ftohte, thajini, qerojini, pritini ne kubike dhe marinojni me kripe, piper, rigon dhe vaj ulliri dhe lereni vec. Ideale do ishte te ftoheshin, por  edhe te ngrohta eshte mire.
  2. Me pas, merrni fileton e pules, ndajeni ne mes dhe marinojeni me kripe, piper, vaj ulliri dhe paprika. Ne kete pika varet nga zgjedhja juaj marinimi i pules. Une preferoj ta ndryshoj here pas here, por edhe thjesht kripe dhe piper dhe vaj ulliri funksionon. (super tip: Pula marinohet me duar, duhet qe ta masazhoni mire ne menyre qe te shperndahet sic duhet marinimi dhe te jete gati.)
  3. Ne nje tigan qe nuk ngjit, me zjarr te larte, pasi te jete nxehur mire, hidhni pulen. Lereni 3 minuta, kthejeni. Lereni 3 minuta te tjera dhe kthejeni prape. Nese e keni prere sic duhet duhet te jete bere gati – nese nuk e keni prere sic duhet dhe nuk eshte e njejta trashesi, kontrollojeni dhe kthejeni prape.
  4. Pasi te jene bere te gjitha gati, ne nje tas te madh, hidhni sallaten ,te cilen do ta marinoni me kripe, limon, dhe vaj ulliri. Perberesit e sallates mund te jene gjithfarellojesh, por fokusohuni ne elemente citrike dhe perime.
  5. Ne nje pjate te madhe, hidhni sallaten, vendosni pulen siper, dhe disa pomodorini te prere ne mes.
  6. Shoqerojeni me nje Coca-Cola.

Kaq dhe eshte gati.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Sexy Sardines total makeover

There is something about different cultures that amazes me – from how sushi chefs ...

Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet ...

Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr ...

One-Pan Pasta “The Lazy Sunday Solution”

This is the perfect recipe for the lazy and everyone that are still in ...

Krem karamel

E quajmë krem karamel, por emri origjinal i kësaj ëmbëlsire është në fakt “flan”. ...

Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte ...