Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje super recete fiks per keto 2-3 fundjavat qe vijojne si fundjavat e fundit me diell qe mund te rrihet ne natyre dhe behet barbecue ose te rrihet ne shpi, duke shijuar diellin ne dritare (kur javet jane super busy)

  1. Kombinoni ne nje tas te madh, pak mustarde te thjeshte, pak mustarde dijon, disa thelpinj hudher te prere shume holle, pak uthull vere te bardhe, pak salce soje, pak mjalte, kripe, paprika, piper dhe miksojeni mire deri sa te behet nje mase konsistente. Lereni kete rreth 30 minuta.
  2. Gjate kesaj kohe nxehni zgaren.
  3. Per mishin, do ju rekomandoja copat super fantastike te biftekut, te cilat duhet ti prisni ne te njejten mase.
  4. Vendosini, ne shkopinjte e shishqebapit, nje nga nje, duke i alternuar, copat e mishit, perime te ndryshme (speca ose qepe jane fantastike per kete gje)
  5. Lyejeni shishkebapet me marinimin, dhe vendosini ne zgare. Do duan, per medium rare 6-8 minuta ne varesi te trashesise dhe nxehtesise te zgares. Une preferoj qe ti le 3 minuta nga nje ane, ti kthej, dhe pastaj ti kthej cdo 1 minute deri sa te jene gati.
  6. Shishkebapet jane fantasitke me oriz. Nuk ka nevoje te jete ndonje gje kushedi – oriz i thjeshte (1 gote oriz, 2 gota uje, dhe 15 minuta gatim).

Shoqerojini me nje Coca-Cola pasi ku me mire se sa zgare dhe Coca-Cola.

Kaq ishte.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. ...

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Vongole me verë të bardhë

Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe ...

S’mores: Biskota, marshmallow dhe çokollatë

Ne shqiptarët s’e kemi fort të përhapur kulturën e kampingut, dhe aq më pak ...

Sorbeto me mjedër

E dimë që është dimër, por jemi të mendimit që sorbetoja nuk njeh stinë. ...