Si te gatuajme Biftek me gjalp dhe perime te furres

 

Vazdojme e flasim per gjera te mira dhe te thjeshta dhe receta e sotme eshte nje super pjate e mbushur me proteina nga ato te mirat fare.

  • E para e punes do ju duhet nje cope e mire mishi – une preferoj te vicit per keto gjera – te prere trashe dhe jo te ngrire. Shkoni tek kasapi i lagjes dhe i kerkoni nje pjese te mire bifteku vici. Ska nevoje te merrni shume pasi nje biftek sic duhet eshte aty tek 200-300 gram copa.
  • E dyta e punes do ju duhen perime te ndryshme. Me biftekun shkojne specat, kungujt e vegjel, qepet dhe normalist patatet. Keto prijini te gjitha, dhe marinojni mire me kripe, piper dhe vaj ulliri. Ashtu sic i keni, futini ne furre ne 200 grade dhe lerini te piqen. Koha se sa duhet te piqet varet nga patatet pasi ato piqen me ngadale, keshtu qe shikojeni here pas here – por si parim 20-30 minuta dhe eshte gati.

Kthehemi tek pjesa me fantastike e gjithe kesaj recete – bifteku i vicit.

biftek

  1. Per kete do ju duhet pak vaj ulliri, gjalp dhe rozmarine.
  2. Marinojeni mire me kripe dhe piper – hidhini mjaftueshem pasi copa e mishit kur eshte e trashe, ka nevoje per marinim te plote. Ne nje tigan te nxehte me pak vaj ulliri, hidheni biftekun. Lereni disa minuta (duhet te kete marre ate ngjyren e skuqjes) dhe kthejeni. Hidhini gjalpin siper dhe rozmarinen. Per medium-rare (ose me gjak – ose fiorentine) do 6-8 minuta duke e kthyer here pas here. Nga ana tjeter, nese e doni te bere mire – lereni dhe po aq – perhere duke e kthyer.
  3. Pasi te jete gati, hiqeni nga tigani, dhe lereni te rrije 2 minuta.
  4. Me pase sherbejeni menjehere dhe hahet i nxehte.
  5. Shoqerojeni me Coca-Cola pasi ska si steak & Coke

Kaq ishte.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads