Pule me qumesht arre kokosi, oriz dhe kerpudha krokante

Kohet e fundit kemi qene duke eksploruar receta disi me komplekse me qellimin e vetem per ti thjeshtuar edhe lehtesuar gatimin e tyre. Ne fund te fundit kete mision kemi ne delicious edhe asgje tjeter. Si e tille u kapen ne pulen me qumesht arre kokosi si nje nga elementet me komplekse ne pamje te pare, por lehtesisht te thjeshtueshme.

Une kam pershtypjen qe keni degjuar per pulen me curry (kerri) – nese po, athere kjo qe po bejme eshte njesoj, vetem pa pluhurin e curry. Nese doni te beni pulen me curry, athere kesaj recete thjesht shtojini curry. Kesaj rradhe po perdorim kofsha pule pasi ato jane qe e kete pjate interesante.

Per elementet e tjere, sic jane orrizi dhe kerpudha krokante – une do ti quaja si shoqerues te rendesishem te pjates. Jo se nuk mund te bejme pa to, por ama ato i japin ate shijen umami edhe e plotesojne teresisht. Orizi i jep mase edhe kerpudha krokante e ben jo monotone.

Perberesit qe ju duhen: 

Per pulen

  1. 500 gram kofsha pule.
  2. 200-250 ml qumesht arre kokosi
  3. nja dy thelpinj hudher
  4. kripe dhe piper
  5. vaj ulliri
  6. gjalp
  7. Paprika

Per Orizin:

  1. 1 gote oriz
  2. 2 gota uje

Per kerpudhat

  1. Kerpudha te fresketa te prera holle
  2. vaj ulliri
  3. kripe dhe piper

Si ti pergatisim

Pula:

  1. Thajini kofshat e pules me letra kuzhine dhe marinojini ato me kripe dhe piper.
  2. Ne nje tenxhere te thelle hidhni vaj ulliri dhe lereni te nxehet
  3. Sapo vaji te jete i nxhehur, shtoni kofshat e pules dhe skuqini nga te gjitha anet. Ne kete pike lekura duhet te jete e kuqerremte edhe krokante.
  4. Shtoni qumeshtin e arres te kokosit, nje thelpi hudher edhe po patet ndonje gje aromatike
  5. Uleni nxehtesine edhe lereni te gatuhet per te pakten 30 minuta. Kjo do te gatuje kofshat e pules teresisht – do ta kuptoni qe jane gati, nese kur e shponi me thike, lengu qe del eshte i i tejdukshem.
  6. Tani kofshat e pules(mishi duh) duhet te jene bere aq te buta edhe te shkrifta sa mund te priten me luge
  7. Shtoni pak gjalp ne fund per ti dhene nje ekstra shkelqim
  8. Lereni menjeane qe te bejme pjeset e tjera.

Orizi:

  1. Ne nje tenxhere shtoni nje gote oriz (ose sa te doni)
  2. Shtoni gjithashtu eshte 2 gota uje (ose sa oriz shtuat x2)
  3. Vereni te vloje me nxehtesi te larte dhe ne momentin qe fillon e vlon, uleni temperaturen edhe vendosni kapakun
  4. Lereni te gatuhet per 15-17 min.
  5. Gati

Kerpudhat krokante:

  1. Kerpudhat e fresketa pritini holle edhe vendosini ne nje tigan me vaj ulliri
  2. Gatuajini deri sa ta leshojne ujin edhe ky i fundit te avulloje duke i trazuar here pas here
  3. Ne kete pike shtoni kriper dhe piper
  4. lereni te gatuhen deri sa te integrohet kripa dhe piperi duke i trazuar here pas here
  5. Gati.

Pjata:

Nje pjese e kesaj recete eshte edhe vendosja ne pjate. Arsyeja qe gatuam 3 elemente te ndryshem eshte pasi ato rrijne mire bashke. Keshtu qe, niseni me disa luge oriz , mbi te shtoni pulen me pak nga salta edhe ne nje cep vendosni kerpudhat.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tost me Rikota, dardhe dhe mjalte

Keto jane super snacks qe hahen shpejt e shpejt, per darke, ose dhe per ...

Vongole me verë të bardhë

Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe ...

Pufka me djathë Parmixhan

Këto pufka më kujtojnë disa “qofte” me djathë, që i marr sa herë ndaloj ...

Sanduicet SMORES me banane

Kush nuk I ka qejf sanduicet? Po tostet? Po SMORE-et? Nese nuk I ke, ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...