“Oriz i zi” me çokollatë

S’merret vesh moti! Nga një fundjavë ku të gjithë ishim në plazh, duke marrë nxirjen e parë të vitit, kaluam sërish një hap mbrapa, në shira të dendur.

Megjithatë, përfitojmë nga moti për t’ju dhënë recetën e një ëmbëlsire dimërore që na ngeli peng që s’jua dhamë në muaj më të ftohtë. Ky puding me oriz do t’ju ngrohë dhe do t’jua ngrejë humorin në këtë zymtësi, falë çokollatës që ka në të.

Me kujdes ama, sepse sado e pengojnë retë, moti i ngrohtë dhe stina e verës s’është larg. Sigurohuni të mos e teproni më ëmbëlsirat, për të ruajtur trupin e plazhit.

Profili ynë i Instagramit duhet mbushur me foto me bikini edhe këtë vit.

 

Përbërësit (për 6 veta)

1 litër qumësht

100 gr sheqer

500 gr oriz

200 gr çokollatë që shkrihet

pak kanellë

 

Përgatitja

  1. Ziejeni qumështin me sheqerin në një tenxhere.
  2. Kur qumështi të vlojë, shtoni menjëherë orizin dhe ziejeni për 20 minuta, ose derisa ai të zihet mirë dhe ta ketë thithur qumështin.
  3. Hidhini pastaj ¾ e çokollatës dhe kanellës, dhe përzieni gjithçka derisa të rezultojë e ngjizur mirë.
  4. Hiqeni nga zjarri dhe ndajeni në kupa. Spërkateni me çokollatën e mbetur.

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Fileto pule Tikka Masala

Si te gatuajme Fileto Pule Tikka Masala.

Fileto Pule Tikka Massala eshte nje gatim tradicional indian shume i perhapur neper bote. ...

Wrap multi-funksional me nje super salce

Wraps-et jane nje nder zgjidhjet me multi funksionale qe mundeson nje fleksibilitet fantastik edhe ...

Sallate japoneze me kastraveca

Perhere kam qene i fiksuar me kuzhinen japoneze. Eshte seriozisht e nje niveli tjeter ...

krahe pule krokante

Krahe pule krokante ne air fryer me salce pikante

Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka ...