Torta “Sacher”

Më lejoni t’ju tregoj për një nga tortat e mia më të preferuara, krijuar në Vienë dhe krenari e kryeqytetit austriak, një tortë fine si vetë vendi nga ku ka origjinën. Krijuesi Franz Sacher ishte vetëm 16 vjeç dhe një ndihmës në stafin kulinar të princit Wenzel von Metternich, e megjithatë ia doli mbanë t’ia zbardhte faqen shefit të tij të sëmurë, që i besoi këtë detyrë kaq të rëndësishme për një darkë madhështore të princit.

Ditët e sotme, torta Sacher është një tortë simbol në Austri, dhe madje ka edhe ditën e saj kombëtare, në datë 5 dhjetor.

Preferoj ta porosis këtë tortë për ditëlindjen time, sado që është pakëz e rëndë. Madje, akoma më mirë: festimet duan diçka ekstra. Torta Sacher te “Valle Verde” më shijon pa masë për shembull, ndonëse më duket se i mungon elementi i kajsisë, pasi nuk ia kam ndjerë. Mund të jetë më mirë kështu, për të mos na velur tepër, por tradita mbetet traditë!

 

Përbërësit (për 6-8 veta)

150 gr çokollatë e shkrirë

90 gr gjalpë

100 gr sheqer

5 vezë (të bardhat dhe të verdhat të ndara)

100 gr miell

100 gr marmalatë kajsie

 

Për shtresën e sipërme

15 gr gjalpë

125 gr çokollatë e shkrirë

6 lugë kafe

300 gr sheqer pluhur

1 lugë esencë vanilje

 

 

Përgatitja

  1. Shkrini 150 gr çokollatë në banjomari, duke vendosur çokollatën në një tas dhe tasin mbi një tenxhere me ujë që zien. Kujdes nga nxehtësia! Hiqeni çokollatën nga zjarri kur të shkrijë dhe lëreni të ftohet.
  2. Rrihni gjalpin me sheqerin derisa të përftoni një krem të lehtë e të butë. Shtoni gadualisht të verdhat e vezëve. Më pas, hidhni çokollatën e shkrirë duke vazhduar përzierjen.
  3. Hidhni miell të situr, dhe përziejeni.
  4. Rrihni të bardhat e vezëve si borë dhe shtojani përzierjes. Kombinojini përbërësit mirë.
  5. Vendoseni brumin në një tavë dhe piqeni në furrë me 160 gradë për 1 orë. Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet.
  6. Kur të jetë ftohur, prijeni tortën horizontalisht (me kujdes për të mos e thërrmuar) dhe mbusheni me marmalatë kajsie.
  7. Për shtresën e sipërme, shkrini çokollatën në banjomari me gjalpë, shtoni kafenë dhe përziejini mirë. Hidhni sheqerin pluhur dhe vaniljen. Me këtë shtresë, mbuloni pjesën e jashtme të tortës, sipër dhe anët, derisa torta të marrë një sipërfaqe të shkëlqyer.

Nëse ndiheni mjaftueshëm të sigurt, prisni sa shtresa e jashtme të ketë ngrirë dhe shkruani mbi të me çokollatë të mbetur emrin “Sacher”.

Torta “Sacher” nga hoteli “Sacher” në Vienë

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Rizoto me kërpudha

Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu ...

Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga ...

Nutella: The delicious combination

Happy Nutella Day. This post is less about cooking and more about this unconditional ...

Pene me bizele dhe gjalp fragrant erezash

Tani eshte fiks koha e ereezave te fresketa dhe te gjelbra! Perdoreni ne avantazhin ...