Biskota me xhenxhefil

Nuk e di ç’mendim keni për xhenxhefilin, por është besimi im se shqiptarët duhet ta përdorin më tepër në gatimet e tyre. Nuk e harroj eksperiencën time të parë me këtë ushqim (sepse s’di cilës familje i përket), në Amerikë, kur provova një karamele në dukje të padëmshme, por që digjte për qamet. Kushërinjtë e mi më shpjeguan se karamelja ishte me xhenxhefil, dhe është një shije shumë  e preferuar në SH.B.A., sidomos si antiseptik.

E kam zakon që herë pas here të marr xhenxhefil dhe ta bëj turshi, atë çfarë japonezët e quajnë “gari”. Mund ta keni vënë re xhenxhefilin turshi nëse keni ngrënë sushi. Funksioni i tij është të pastrojë qiellzën kur kalohet nga një lloj sushi në një tjetër.

Sot ama, do të ndalemi te ëmbëlsirat dhe do të ndajmë me ju recetën e biskotave me xhenxhefil.

 

Përbërësit (për rreth 30 biskota)

100 gr gjalpë

220 gr sheqer

1 lugë melasë

1 vezë e rrahur

220 gr miell

gjysmë luge kanellë pluhur

2 lugë xhenxhefil pluhur

1 lugë bikarbonat sode

 

Përgatitja

  1. Në një tas të madh rrihni gjalpin, sheqerin dhe melasën në krem. Shtojini vezën dhe punojeni sërish.
  2. Sitni mbi këtë masë përbërësit e tjerë dhe trazojini me kujdes.
  3. Në një tavë të bërë me gjalpë, vendosni në distanca të barabarta lugë të njëjta me këtë brumë, duke lënë pak hapësirë midis tyre. Shtypeni lehtë çdo biskotë me një pirun ose me gishta për t’i sheshuar.
  4. Kalojini në furrë me 180 gradë për 10-12 minuta. Lërini të ftohen dhe kalojini në një kuti teneqeje.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si të përgatisim pasta të freskëta

Kemi dhënë dhjetëra receta pastash, ku vështirësia më e madhe ka qenë përgatitja e ...

Sallata me laker pakez ndryshe me majonez dhe uthull molle

Koncepti i sallates ne rajonin tone eshte kryesisht i lidhur me thjeshtesine qe kombinojne ...

Ëmbëlsirë me mjedër & çokollatë

Nuk mund të thuhet se mjedrat janë gjerësisht të përdorura nga shqiptarët. Edhe unë ...

Torta Mimoza

Jemi në shkurt, dhe krahas Shën Valentinit, le të mos harrojmë edhe lulet mimoza, ...

Receta nga Orienti: Veze te skuqur me oriz, qepe te njoma dhe avokado

Recete qe as nuk quhet as recete pasi eshte fantastikisht e thjeshte dhe eshte nje ...

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...