Xhenxhefili dallohet për shijen e tij mjaft të fortë. Mund ta keni hasur te sushi, në formën “gari” (xhenxhefil turshi, për pastrimin e qiellzës), por sot xhenxhefilin do ta përdorim si ëmbëlsirë.

Dardha të ziera me xhenxhefil, të sherbetosura dhe shumë të shijshme!

 

Përbërësit

700 gr dardha

½ filxhan lëng limoni i shtrydhur

100 gr sheqer

1 degë e vogël xhenxhefili grirë hollë

 

Përgatitja

  1. Qërojmë dardhat dhe u heqim farat. I presim për së gjati në pjesë të holla. I spërkasim me lëngun e limonit që të mos kthehen në ngjyrë kafe.
  2. Dardhat me sheqerin dhe xhenxhefilin i hedhim në tenxhere dhe i mbulojmë tërësisht me ujë. I ziejmë për 10-12 minuta, derisa dardhat të zbuten. I nxjerrim dardhat, i kullojmë pak në letër dhe i vendosim në pjatën ku do serviren.
  3. Lëngun në tenxhere e lëmë të vlojë më tepër derisa të bëhet si shurup. Spërkatni me të dardhat.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Chocolate ganache – E Embel si mamka.

Dita e 8 Marsit eshte nje dite sado e kendshme qe I blehen lule ...

Fettuccine me pule dhe salce alfredo

Nje nder gjerat me interesante dhe te thjeshta per te gatuar jane pastat dhe ...

Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje ...

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...