Kek me çokollatë në filxhan

Kam dy netë që më kap nepsi i mesnatës, dhe ndryshe nga shija ime përjetësisht te të kripurat, dua çokollatë, shërbet, çdo gjë që ka sheqer.

Dyqanet janë mbyllur, s’më lë mendja t’i hyj kekut dhe të pres një orë, se deri atëherë ka kaluar nepsi, ama kam recetën e një mini-keku, përgatitur në 60 sekonda, me përbërës që domosdoshmërisht ju gjenden në shtëpi.

Merrni një filxhan (jo shumë të madh, filxhan kapuçinoje mbase) dhe fillojmë.

 

Përbërësit

1 lugë kakao e hidhur

2 lugë sheqer

1 lugë e pak miell

5 lugë qumësht

4 lugë çaji vaj kokosi ose perimesh

1 majë luge çaji sodë buke (fare pak për ta fryrë)

 

Përgatitja

  1. Përzieni në filxhan përbërësit e thatë bashkë (kakao, sheqer, miell). Përziejini mirë, që përbërësit të mos duken veçmas.
  2. Shtoni qumështin, përziejini, dhe shtoni vajin & përziejini sërish, derisa të bëhet masë homogjene.
  3. Hidhni sodën e bukës, fare pak, dhe përziejeni në masë.
  4. Futeni filxhanin në mikrovalë dhe nxeheni për 60 sekonda. Kujdes të jetë filxhan i fortë ndaj nxehtësisë.

Mund ta pluhurosni me sheqer pluhur dhe të hidhni copa çokollate brenda për ta bërë si sufle. Voila! Kura perfekte e urisë së mesnatës!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si të përgatisim majonezë

Njerëzit ndahen në 2 kampe kur vjen puna te majoneza. Unë personalisht hyj te ...

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Kohët e fundit jam përpjekur dhe kam eksploruar gatimet aziatike të cilat kanë një ...

Si te bejme omleten perfekte

E keni parasysh kur do robi nje mengjes te thjeshte dhe shume te mire? ...

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...