Receta klasike: Rizoto milanez

Nëse keni dëgjuar fjalën “rizoto”, padyshim që në një pikë të jetës tuaj mund t’ju ketë zënë veshi edhe gatimin “rizoto milanez”. Ndonëse i dëgjuar, mjaft veta mund të mos jenë në dijeni të përbërësve të tjerë që i shtohen orizit të rizotos, për ta bërë një rizoto milanez. Le t’i japim fund misterit: Përbërësi tjetër kryesor në këtë recetë është shafrani, erëz nga bota arabe.

I pasur në shije dhe kremoz, kjo pjatë klasike nuk duhet lënë pa u provuar, pasi është mjaft i thjeshtë në përgatitje, siç është gjithçka që përfshin orizin.

Me këtë rast, pasurojmë më tej rubrikën “Rizoto”, recetat e së cilës mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

 

Përbërësit (për 4 persona)
70 gr gjalpë
1 qepë e vogël, e grirë
400 gr oriz i imët
100 ml verë e bardhë ose e kuqe sipas dëshirës
½ litër lëng mishi i vluar
6 lugë djathë kaçkavall i grirë
gjysmë luge çaji pluhur shafrani
kripë

 

 

Përgatitja
1. Në një tenxhere shtoni 40 gr gjalpë, shkrijeni, dhe shtoni qepën e grirë për ta zbutur në zjarr të avashtë.
2. Hidhni orizin dhe përziejeni në flakë mesatare për 2-3 minuta. Lageni me verë dhe kur kjo të jetë thithur, shtoni lëngun e mishit, pak nga pak, gjithnjë duke përzier. Ngrijeni edhe pak flakën.
3. Pas 15 minutash shtoni gjysmën e djathit kaçkavall, shafranin dhe përzieni gjithçka. Provojeni për kripë dhe shtojini sipas dëshirës. Në fund fare shtoni edhe gjalpin e mbetur duke përzier me kujdes. Rizoto duhet të rezultojë mjaft i butë, i përzier mirë dhe në ngjyrë të artë. Shërbejeni me djathin kaçkavall të tepruar.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Special: Dinner for two made at home for Valentines

Happy Valentine’s Day – the yet so commercialized but still one of those days ...

Qitro i sheqerosur

Ndonjëherë, gjatë pushimeve të shkurtra në shkollë apo në punë mund t’ju kapë një ...

Spaghetti alla Nerano – Pasta me kungulleshka verore

Ne piken ku kungulleshkat jane teresisht te frekseta dhe ngelen nje nder perimet e ...

Tershere e nates.

Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...