Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr rrallëherë. I toleroj vetëm në rast festash fundviti, sepse si mund t’i thuash jo bakllavasë dhe kadaifit?

Por në ditë normale, preferoj më tepër tiramisunë, le të themi, dhe gjithçka që ka limon në të. Akullorja me limon nuk ka të dytë!

Për ata që gjejnë veten në shijet e mia, sigurisht, kam menduar për ju sot. Për ëmbëlsirë do të keni një soufflé fantastike me limon!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

0.5 l qumësht

150 gr sheqer pluhur

Lëvorja e grirë e një limoni

75 gr miell

60 gr gjalpë i ftohtë, në copa

5 vezë

1 lugë liker portokalli

 

Përgatitja

  1. Zieni qumështin me 100 gr sheqer dhe lëvoren e limonit në një tenxhere. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin dhe gjalpin.
  2. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, duke i përzier mirë. Rivendoseni në zjarr dhe çojeni në vlim, pastaj lëreni të ftohet.
  3. Rrihni të bardhat e vezëve në trajtë bore, duke shtuar 50 gr sheqer kur të nisë të fryhet. Bashkojani të bardhat e vezëve brumit, tashmë i ftohur. Shtoni likerin.
  4. Vëreni në një tavë për furrë dhe piqeni për afro 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
  5. Spërkateni me sheqer pluhur, lëreni të ftohet dhe futeni në frigorifer për 4 orë.

Shërbejeni të ftohtë dhe me garniturën që dëshironi. Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine Aglio Olio (vaj dhe hudhra)

Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane ...

Biskota “Twix”!

Ëmbëlsirat me shtresa mund të jenë nga ëmbëlsirat më argëtuese në përgatitje, por domosdo, ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...

Chocolate ganache – E Embel si mamka.

Dita e 8 Marsit eshte nje dite sado e kendshme qe I blehen lule ...