Ne momentin qe afrohen festat e fundvitit neve na hapet oreksi per alkool te ngrohte dhe te embel. E keni parasysh si caji me mjalt vetem qe te nga trullosi icikez. Vera e ngrohte aromatike (mulled wine) eshte nje recete fantastike per te kthyer nje vere 300-500 lekeshe ne nje vere te mrekullueshme qe i shkon persembari kesaj kohe te ftohte.

Per ta pergatitur na duhen :

  • 2 shishe vere e kuqe (me ofertat e fundvitit ska supermarket qe nuk i ka nxjerr me oferte verat)
  • 2-3 shkopinj kanelle
  • 5 karafil
  • 1 gjethe dafine
  • 1 koker arrymyshk te grire (nutmeg)
  • 2 star anise
  • gjys luge caji vanilje pluhur ose nje luge caji ekstrakt vanilje ose farat e nje bime vanilje
  • 1 portokalle
  • 1 mandarine
  • 200 gram sheqer

Ne nje tenxhere hedhim sheqerin dhe gjithe errezat se bashku me portokallin dhe mandarinen e shtrydhur. Gjithashtu heqim 3-4 rripa nga lekura e frutave dhe i perthyejme qe te nxjerrim vajin aromatik qe kane ne lekure, keto i shtojme ne tenxhere gjithashtu.

Hedhim mjaftueshem vere sa per te mbuluar sheqerin dhe e vendosim ne zjarr, Ne momentin qe fillon dhe valon e leme dhe per 5 minuta te tjera ne zjarr te larte, qellimi eshte qe te formojne nje perberje si shurup. !!! Kjo duhet bere vetem me nje sasi shume te vogel vere pasi ne momentin qe ju e coni vere ne vlim alkooli avullon. !!!

Pasi te jete formuar shurupi, e vendosim ne nxehtesi te ulet dhe shtojme gjithe pjesen tjeter te veres. E leme ne nxehtesi te ulet derisa vera te filloj te nxjerri avull domethene sa te ngrohet pak.

Kjo pije keshillohet te pihet e ngrohte dhe menjehere prandaj keshillohet te behet perpara se ta perdorni.

Ne rastin qe ju ngele ath ruajeni ne frigorifer per jo me shume se 2-3 dite, si cdo vere e zakonshme dmth pasi ajo fillon te oksidohet dhe nuk do jete aq e mire.

Shendetshmerisht
  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Kek Energjik me Kumblla dhe Arre Kokosi

Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...

Kupa të vogla me krem Mocha

Nëse ju është mërzitur kafeja e përditshme e mëngjesit, kemi recetën perfekte për ta ...

A proper lunch that is ready within one episode of FRIENDS

I would say that the dirty mean reason of this recipe is that noone ...

Çyreku i Pashkëve

Vite më parë, për njëfarë kohe, mamaja e kishte zakon të na blinte çyrek ...