Sufle me zemer te nxehte dhe peripecite neps-kerkuese te oreve te vona

Nje nga gjerat me te rezikshme te oreve te vona eshte nepsi. Kur te kap uria dhe nuk sheh me nga syte – do hash – ose do dalesh dhe do marresh sufllaqe – o njera o tjetra, por me qene se eshte ftohte, shi, bubullima, vetetima dhe Tirana si Tirane – tmerr te ecesh rrugve se trotuaret e standarteve europiane i kane sperkatjet e kendshme fare. Me qe ra muhabeti – pllakat e Myslym Shyrit – e quaj arritje personale timen qe kam arritur te lag majen e hundes me sperkatjet e pllakave! wohooooo

Dalim ne teme – Sufleja eshte e embel, e mire dhe ska nevoje per dengla – mjafton nje filxhan qe duron nxehtesine.

Ju duhen; 7 veze, 250gr miell, 15 gr kakao, 500gr chokollate dhe 50gr gjalp. Masat bejini si te doni. Eshte e provuar me fakte qe secili e ben si do.

5 nga vezet i rreh mire derisa behen mase kremoze – do doje nja dy minuta te rrahura. I shton miellin dhe me pas kakaon – shtojini pak nga pak – pasi eshte e veshtire ti besh nje mase konsitente. Ne fund duhet te jete e gjitha nje mase.

Ne nje tigan ose ene (ne konceptin e banjo marise – ose ne mikrovale) shkrin gjalpin pastaj shton cokollaten, me zjarr te ulet pasi digjet cokollata dhe humbet shijen. Dy vezet e tjera i merr vetem te verdhat dhe ja hedh mases me gjalp dhe cokollate.

Tip: per te ndare vezet shikoni kete video ketu

I bashkon te dyja, i hedh ne forma qe do futesh ne furre, pasi i ke bere me me spray ose pak vaj a gjalp qe te mos ngjisin. I pjek per 10 min ne menyre qe zemra te mbetet kremoze. Eshte e rendesishme te mos i mbusheshni plot , pak mbi mesin sepse fryhen shume.

Tani mqs eshte darke dhe e vemtja gje qe duhet eshte ta hash por nese eshte e nevojshme ta vendosesh ne pjate, kujdes kur te ktheni dhe ta mund ta dekoroni me fruta, akullore, sheqer pluhur – si do qe te doni.

Embelsirat nuk jane nje nder gjerat qe di te bej – keshtu qe kjo receta eshte e derguar nga nje mik qe na do te miren. Goc tamom sic thuhet ne gjuhen tone te bukur.

Ju befte mire dhe mos guxoni te hani embelsira pa nje gote te mire vere. Nje merlot e thjeshte funksion sic duhet – ndihmon te mos veleni dhe normalisht eshte e mire.

chocolatesufflee

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads