Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu për t’i parë), një tjetër gatim është po aq i suksesshëm sa makaronat në kulinari, dhe ky gatim është rizoto. Në fakt, më lini t’ju jap një shembull: Gjatë fundjavave në bregdet me familjen, kur vjen ora e drekës, gjithnjë nuk di në të zgjedh spageti apo rizoto me fruta deti, megjithëse në fund përfundoj tek e para. Mos keni gjë të njëjtën mëdyshje?

Duhet ta pranojmë veç, se ndonëse pastat mund të preferohen më tepër, orizi i rizotos është karbohidrat më i shëndetshëm. Për pasojë, në vijim do të shkëputemi pak nga recetat e pastave dhe do të pasurojmë kategorinë “Rizoto” (që gjendet këtu).

Ka shumë përbërës që mund t’i bashkangjisim rizotos për ta bërë më të shijshme, por për sot kemi zgjedhur kërpudhat.

 

Përbërësit (për 4 persona)
30-40 gr kërpudha të thata
5 lugë vaj ulliri
1 qepë e vogël e grirë
100 ml verë e bardhë
350 gr oriz i imët
1 litër lëng mishi (koncentrat ose i vluar)
1 lugë majdanoz i grirë
kripë

Përgatitja
1. Këpudhat e thata futini në një tas me ujë të vakët për gjysmë ore që të përtërihen, pastaj thajini dhe grijini trashë. Ujin e kërpudhave mbajeni veç.
2. Në një tenxhere me vajin e ullirit, zbusni qepën në flakë të ulët, sa të bëhet transparente. Shtoni kërpudhat dhe lërini të japin shije për 2-3 minuta.
3. Hidhni orizin në tenxhere, përziejini në flakë mesatare për 1 minutë, pastaj lageni me verën e bardhë dhe, kur kjo të jetë thithur, vazhdoni edhe me ujin e kërpudhave, gjithmonë duke përzier.
4. Shtoni pak nga pak lëngun e mishit në tenxhere derisa të ziejë orizi: do të duhen afro 18 minuta. 2-3 minuta para se të fikni zjarrin, shtoni edhe majdanozin dhe provojeni rizoton për kripë, duke shtuar sipas dëshirës. Përzieni gjithçka mirë, lërini edhe minutat e fundit dhe fikni zjarrin.

Shërbejeni rizoton siç është, ose edhe me djathë kaçkavall të grirë sipër.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Qitro i sheqerosur

Ndonjëherë, gjatë pushimeve të shkurtra në shkollë apo në punë mund t’ju kapë një ...

Kek special me “rigon special” ne nder te 420

Nese keni pytje mbi pse eshte 420 ndiqni kete artikullin e vice per me ...

Pule me ereza, agrume dhe kaperi

Te gjitha recetat qe kemi postuar deri tani kane patur si qellim kryesor nepsin ...

Gazpacho Veror

E bukura e veres, te pakten perkundrjet frutave dhe perimeve, eshte qe ka mjaftueshem nga te ...

Te gatuash per veten: Seria 4 – Merr dreken me vete

Te marresh buke me vete, e thene ne shqip i jep nje konotacion aq ...