Nachos te bera ne shtepi

Nachos të bëra në shtëpi, janë një qasje e lezetshme për ti bërë në mënyrën tuaj dhe jo vetëm të veçanta, por mund ti shtoni djath aq sa dëshironi.

Në këtë postim do përqëndrohemi në komponentët që do t’ju nevojiten pasi sasinë e ingredienteve mund ta percaktoni edhe sipas deshires dhe ingredientet qe ju shijon me shume.

Tortilla

Tortilla – patatina me miser, nuk do te quheshin Nachos pa Tortilla. Do ju rekomandoja të merrni tortilla te tjeshta. Nga ana tjetër, nëse keni ndonjë lloj Doritos shume pikant, duhet të merrni parasysh shijen e tyre si shijon me ingredientet përreth.

Fasulet

Fasulet e kuqe te kutise jane shume te leverdishme, pasi jane gati me dy veprime, hap kutine, i shpelan, kaq. Ndersa per fasulet e kuqe te licat jane te pa ziera kane me shume pune, pasi si fillim lihen per 2 ore ne uje, shpelahen dhe duhen zier per nje ore e gjysem ne tenxhere me presion.

Djathi

Persa i perkete djathit mozarella per gatim eshte perfekte, po sic thash qe ne fillim mund te shtoni dhe djathra te tjere si cheddar, pecorino, gorgonzola apo cfare te keni. Tek Conad ka nje mozzarella per pizza qe me pelqen me shume per nachos. Mund te perdorin dhe mozzarella normale, por duhet ta thani mire pasi mund te nxjerri pak gjate pjekjes.

Salce kosi

Salca kosit eshte ingredienti me perfekt per te shoqeruar Nachos, balancon gjithe djegesine me freski.

Salca e domates

Qasja ime ka qenë gjithmonë salca e domates arrabbiata, është zgjidhja më e mirë. Merrni alternativën e bariles dhe nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër. Mund ta gatuani pak paraprakisht.

The Holly Molly Guacamole (salce avocado)

  • 1 thelpi hudher
  • pak shpec djeges (varet sa e toleroni)
  • 1 domate
  • 2 avocado
  • 2 limon / lime
  • kripe dhe piper

Zgjidhni me kujdes avocadot qe te jene te bera mire. Para disa vitesh kur po shkoja per pushime ne Jug te Shqiperise kam bere nje gabim qe i mora avocadot kur nuk ishin te bera mire (se thash me vete do zbuten pas dy ditesh) dhe kisha dhe njerez per darke. Gabim i madh, nuk e bera kurre ate guacamole atje.

  1. Gjths, qerojini avocadot dhe ne nje tas shtypini pak me pirun.
  2. Shtrydhni nje lime e gjysem dhe shtojani avocadove duke e perzier pak. 
  3. do te ishte mire te perdornit shtypsen e hudhrave, ose ta prisni hudhren shume holle dhe tja shtoni miksit.
  4. gjithashtu prisni shume holle dhe pak spec djeges duke pasur kujdes qe te lani menjeher duart dhe shtojani miksit.
  5. pritni ne copa te vogla domaten dhe e shtoni gjithashtu, perzijeni miksin me kujdes qe te kete copa dhe te mos behet si paste
  6. dhe se fundmi shtoni sipas deshires kripe dhe piper, dhe nese e shikoni qe ka nevoje per me shume aciditet perdorin dhe pjesen tjeter te lime.

Se fundmi:

Ngrohni furren ne 200 grade.

Ne nje tave te vogel shtroni leter alumini, vendosni nje shtrese me tortilla, fasule, mozzarella te grire, dhe 2 luge salce, perseriteni dhe 2 here te tjera kete veprim dhe se ne shresen e fundit vendosni me shume djath. 

Vendoseni në furrë për 10-15 minuta ose derisa djathi të jetë shkrije. pasi ta nxirrni nga furra vendosini siper Guacamole, ekstra salce dhe salce kosi.

🙂

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani ...

Rizoto me kërpudha

Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu ...

Pufka “Margarita” (me tekila!)

Kujt mund t’i bëjnë dëm ëmbëlsirat? Mund të jenë të vetmet krijime që shijohen ...

Puding me avokado dhe çokollatë

Kombinim i çuditshëm? Ja që funksionon! Kur mund ta përziejmë çokollatën me spec të ...

Tost me Rikota, dardhe dhe mjalte

Keto jane super snacks qe hahen shpejt e shpejt, per darke, ose dhe per ...