Salca tartar për fruta deti

Ndonëse mund të kemi dëgjuar për salcën tartar, nuk mund të themi që është një salcë e gjendur shpesh në tavolinën tonë, përkundrazi; pak persona mund ta dinë shijen e saj.

Nga ana tjetër, salca tartar është mjaft e përhapur në Britaninë e Madhe dhe SH.B.A., dhe përdoret për të shoqëruar gatime deti të skuqura, nga frutat e detit e deri te shkopinj të skuqur peshku. Mund të jeni njohur me pjatën tradicionale angleze “fish & chips”, dhe në anë të kësaj pjatë ndodhet gjithnjë një tas i vogël, pikërisht me salcën tartar.

Në vend të peshkut dhe patateve të skuqura, mund ta përdorni salcën tartar edhe për të shoqëruar kallamarë apo sepie të skuqura, karkaleca apo oktapod, duke qenë se këto të fundit preferohen më tepër nga ballkanasit.

Nëse ju duket se salca tartar i ngjan së tepërmi sallatës ruse, nuk jeni fort gabim, pasi vetë emri Tartar i referohet grupit etnik në Rusi. Shija neutrale e majonezës, me pak “kick” nga llojet e ndryshme të turshive dhe barishteve në të, kombinohet mirë me frutat e detit dhe e shumëfishon shijen e tyre karakteristike.

Nëse doni të eksploroni më tepër receta salcash të njohura për çdo lloj ushqimi, klikoni këtu.

 

Përbërësit (për 6 persona)

200 gr majonezë

2 kastraveca turshi

2 qepë të bardha turshi

1 lugë plot me kopër

1 lugë sinap

 

Përgatitja

Mjafton të grini hollë të gjitha llojet e turshive dhe t’ia shtoni majonezës, së bashku me kopër dhe sinap, dhe përzieni mirë gjithçka.

Lëreni në frigorifer të ftohet për pak orë dhe shërbejeni me ushqime deti të skuqura.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Salcat: Majonez me sriracha

Ne jeten tone (ose te pakten timen) nje pjese e rendesishme jane salcat qe ...

Kanë Margarita pak spicy me kastravec

Buddha cfare vape! A eshte normale? Ne mes te shkurtit duhet te benim namin ...

Si te bejme krepa: Krep me Nutella dhe Banane

I keni parasysh ato krepat e petroninit? Doni te dini si behen? Do ju ...

Qofte të mbushura turke

Dikur, ne nje nga pushimet e mia verore ne Turqi, mes vargut te gjate ...

Sanduicet SMORES me banane

Kush nuk I ka qejf sanduicet? Po tostet? Po SMORE-et? Nese nuk I ke, ...

Petulla amerikane me çokollatë

Këto petulla të fryra, të buta, me vrimë në mes dhe me çokollatë përsipër ...