Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga shqiptarët, përkundrazi!

Për sot e nisim me të famshmin kukurec. Sado mund të revoltohen njerëzit ndaj idesë së ngrënies të zorrëve të qengjit, jam e para që ju them se jam një nazelie e madhe kur vjen puna te ushqimi, e megjithatë, kukurecin e ha megjithë qejf, pavarësisht se zorrët janë një pjesë e konsiderueshme e tij.

Për më tepër, jam e sigurt se ky ushqim ka lindur për të mos çuar dëm asnjë pjesë nga kafsha e sakrifikuar për të mbushur stomakun tonë, ndaj le ta nderojmë siç duhet këtë traditë.

Mund të shkonte edhe më keq! E dinit që në vendet aziatike, për të njëjtën arsye, konsumohen edhe këmbët e pulës?

 

Përbërësit

1 kg mëlçi

1 kg mushkëri

2 kg zorrë qengji

lëngu i 2 limonëve

kripë, piper, rigon, rozmarinë

 

Përgatitja

  1. Lajini mirë zorrët e qengjit dhe kthejini mbrapsht. Nëse nuk jeni të sigurt në mund ta bëni këtë proces, lërjani kasapit tuaj në dorë. Mbajini zorrët në frigorifer për 1-2 orë.
  2. Ndërkohë, lajini të brendshmet dhe pritini në copa. Zhytini në lëng limoni dhe hidhuni mirë piper, rozmarinë dhe rigon. Kripën do t’ua hedhim më vonë për të mos e bërë mishin të fortë. Lërini të marinohen për 1 orë.
  3. Në disa shkopinj helli (versione të vogla 30 cm) ose shkopinj për shishqebap, kaloni nëpër to të brendshmet, duke futur herë pas here midis tyre edhe nga një copë dhjamë.
  4. Mbështillini mirë të brendshmet me zorrët, në mënyrë që të rrinë shtrënguar. Kriposni dhe hidhni piper sipër.
  5. Ndizni furrën në 200 gradë. Mbështillni kukurecin me letër alumini dhe vendosini në një tavë të thellë me letër furre poshtë. Piqini për 40 minuta. Më pas, hiqni letrën e aluminit dhe piqini edhe për 15-20 minuta minuta derisa kukureci të marrë ngjyrë të kafenjtë të artë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Darka e krishtlindjeve

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Lulelakra është nga ato perime që o fshihen nga pjata, o shmangen, gjithmonë në ...

Tosti me i mire ne bote – Tost me Avokado

Kjo recete ska as shkence as as njohuri te zgjeruara ne fushen e kulinarise. ...

Strudel me mollë (si tek “Inglorious Basterds”)

E keni parë filmin “Inglorious Basterds”? Është e paharrueshme fraza “Banzhorno” (Buongiorno) e Brad Pitt ...

Tortë me fruta pylli

Të hidhemi nga anët e shëndetshme të gatimit tani, me që u bënë disa ...

Receta bazike: Brumi i picës

Në recetat bazike që kemi dhënë deri më sot, nuk ka si mungon një ...