Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë Qëndrore dhe si e tillë e meriton të përfshihet në Delicious.

Një arsye tjetër që përfshihet është edhe fakti që janë super të thjeshta për tu bërë, përzihen me dorë dhe kanë atë aftësinë për tu skuqur shpejt e shpejt ashtu si ngrënë shpejt e shpejt.

Për ti përgatitur ju duhet:

  • Mish i grirë
  • Erëza të ndryshme (unë përdora kripë, piper, borzilok i thatë, paprika, piper të kuq edhe pak cumin)
  • Peksimadhe ose buke e thekur e bërë thërime(këshille: Peksimadhja këtu tek ne është tmerrësisht e shtrenjtë. Fusni në furrë nja dy feta bukë të ndenjur dhe lëreni të thahet. Futeni në një blender dhe bëjeni pluhur)
  • 1 vezë

Mënyra e përgatitjes

  1. Të gjithë përbërësit hidhini në një tas të madh.
  2. Me duar, miksojini mirë
  3. Formoni toptha të vegjël(madhësia e topi golfit është ideale pasi edhe nuk marrin shumë vaj edhe skuqen shpejt
  4. Vendosni tiganin me vaj, mjaftueshëm sa te preken të gjithë topthat dhe lërini të skuqen.
  5. Do duan aty tek 3 minuta çdo anë dhe gati!
  6. Kur ti hiqni nga zjarri, vendosini në një pjatë me letër kuzhine që të heqim vajin e tepërt

Kaq ishte. E shikoni sa e thjeshtë? Tani vetëm një gjë të fundit kisha. Qoftet kanë vetëm një sekret, erëzat! Eksperimentoni me to pasi mund të bëni çudira!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Musakaja tradicionale greke

Nuk është nevoja të bëjmë prezantime për këtë gatim tradicional grek, por i përgatitur ...

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...

Dashuria me Grand Marnier: Grand’O vere-vjeshte 2016

Grand Marnier per mua ka shume e shume kujtime te definuara shume mire dhe ...

Kroketa me djathë dhe proshutë

Javë më parë, ju dhamë recetën e disa pufkave tepër të lezetshme me djathë ...