Tani eshte fiks koha qe kungulleshkat jane gjithandej verdalle keshtu qe nje nder recetat me fantastike per kete kohe eshte spaghetti alla nerano.
Skuqni 4-5 kungulleshka te vogla, sic i bejme normalisht
Zjeni pastat (spageti ose linguine) por bejini aldente – e thene ndryshe, nga koha e rekomanduar ne pakete, hiqni nje minute.
Gjate kesaj kohe, merrni nja dy luge uje te pastave, dhe cerekun e kungulleshkave, dhe futuini ne nje blender. Shtoni gjysem hudhre dhe bejini nje pure.
Hidheni ne nje pjate te thelle ku do sherbeni dhe pastat,
Merrni pastat kur te jene al dente, dhe gjysem gote uji. Hidhini pastat ne pjaten e thelle, dhe shtoni pakez gjalp te zbutur, djath parmezan dhe pjesen e ngelur te kungulleshkave. Bejini bashke me purene dhe hidhini siper gjethe te fresketa borziloku
Nese behet shume e thate, hidhni pakez uje nga ai qe mbajtem. Pastat duhet te jene teresisht te rreshqitshme 🙂