Jambalaya, nga New Orleans

Nga kuzhinat më të spikatura në SH.B.A. është ajo e shtetit të Luizianës, specifikisht New Orleans. Ndikimet në këtë kuzhinë janë të shumta, nga kontinentët e vjetër e deri te ishujt e Karaibeve, dhe për pasojë gatimi i tyre përmban shumë shije dhe erëza të ndryshme. Mund ta keni dëgjuar stereotipin që amerikanët njohin vetëm gatimet tejet të yndyrshme, ose tejet të ëmbla, pasi në fund të fundit edhe kallëpin e gjalpit e hanë të skuqur. Epo, kjo kuzhinë e shkërmoq fare këtë thashethem.

Ushqimet e kësaj zone janë si me origjinë nga Europa, për shembull Franca, Spanja, Italia, por edhe nga Afrika Perëndimore dhe Haiti, pa harruar edhe të fort-dëgjuarin “soul food”, gatim tipik afro-amerikan, me ushqime që i flasin shpirtit.

Ka shumë pjata të njohura që mund t’i keni dëgjuar, si gumbo, Po’ Boy, madje edhe salca pikante Tabasco ka lindur në këtë zonë.

Për sot ama kemi zgjedhur një tavë të bollshme, me 3 lloje mishrash, nga ajri, toka e deti, që është e famshmja jambalaya.

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

1 lugë vaj ulliri

1 qepë, grirë hollë

2 speca të mëdhenj, të copëtuar

450 gr gjoks pule, prerë në kubikë

1 lugë çaji rigon

kripë

piper i zi

170 gr salçiçe Andouille

2 thelpinj hudhre të grirë

2 lugë pastë domate

450 ml lëng pule

425 gr domate të shtypura (edhe të kanaçes)

180 gr oriz kokërrgjatë

1 lugë çaji piper i kuq

450 gr karkaleca të qëruar

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të thellë, skuqni me vajin e ullirit qepën dhe specat derisa të zbuten.
  2. Shtoni kubat e gjoksit të pulës, hidhuni kripë, piper, dhe rigon. Skuqini për rreth 5 minuta, derisa kubat të marrin ngjyrë të artë.
  3. Më pas shtoni salçiçet e prera në rrathë, hudhrën dhe pastën e domates. Gjithçka në tenxhere duhet të marrë aromë, ndaj lërini të skuqen për rreth 2-3 minuta.
  4. Shtoni lëngun e pulës, domatet e shtypura, orizin kokërrgjatë dhe piperin e kuq. Uleni nxehtësinë në mesatare, mbulojeni tenxheren me kapak dhe gatuajini derisa orizi të jetë gati dhe lëngu thuajse të jetë thithur, rreth 20 minuta.
  5. Shtoni karkalecat në tenxhere dhe gatuani gjithçka derisa karkalecat të jenë gatuar tejpërtej dhe të kenë marrë ngjyrë rozë.

Ju bëftë mirë!

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Gazpacho Veror

E bukura e veres, te pakten perkundrjet frutave dhe perimeve, eshte qe ka mjaftueshem nga te ...

Receta bazike: Krem pastiçerie

Nga recetat kryesore të pastiçërisë që duhet të dini, në jeni fans i përjetshëm ...

Kek me banane

Keku me banana mund të jetë nga ëmbëlsirat më të shëndetshme. Mund ta shoqëroni ...

Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ...

Kafe irlandeze

Kafe Irlandeze

Ne keto dite te ftohta dimer ska gje me te mire sesa ta nisesh ...

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...