Tershere e nates.

Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. Shume njerez mezi cohen nga gjumi dhe behen gati per pune, lere pastaj te gatuajne mengjes.
Zgjedhja ideale per kete ceshtje eshte Tërshëra e natës, e thjesht, e shpejt , e shijshme dhe e pergatitur qe naten perpara.

Per kete recet ju duhen:

  1. Nje kavanoz ( psh. kavanozin e majonezit qe mbarove ne dark te lare, kavanozin e nutellas ose ate te gjalpit te kikirikut kto mos i lani).
  2. 4 lug gjelle tershere.
  3. 1 lug mjalt.
  4. Kos/Qumesht ne varesi te preferencave tuaja.  (Perdorimi i kosit e ben perberjen me t trash sesa qumeshti).
  5. Fruta ne varesi te preferences (banane, manaferra, pjeshk, qershi , zgjedhjet jan pafund).
  6. Kanelle sa per shije.

Menyra e pergatitjes eshte shume e thjesht. Ne kavanozin tuaj perzini tersheren, mjaltin, kosin/qumeshtin, kanellen dhe pak nga fruti qe keni vendosur te perdorni. Mbyllni kavanozin dhe futeni ne frigorifer.

Te nesermen kur te rrezoheni ne kuzhine merrni dhe kavanozin me nje lug gjelle dhe pasi ti fusni frutat e tjera vazhdoni ne asimilimin e  permbajtjes.

Shendetshmerisht
  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

French Toast i mbuluar me djath krokant

Duke u fokusuar ne pertacine qe karakterizon shiu, sot kam nje rekomandim aq te ...

Zupa emiliane

E quajmë zupë emiliane, por vetë italianët e quajnë “zuppa inglese”, pra zupa angleze ...

Vezë skoceze

Nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë gatim, derisa e zbulova në botën e Youtube-t. ...

Akullore me çokollatë (3 përbërës!)

Bëmë një sondazh para disa ditësh në Instagramin e Delicious (@deliciousalbania), mbi preferencën e ...

Përtej kufijve: Lukumadhe

Kemi mbuluar plot ëmbëlsira nga shtete rreth e rrotull botës, afër apo larg, por ...