Molle me qershi dhe musli te karamelizuara

E keni parasysh qe jeni ngref per nje gje te embel? Dhe nuk dini ca ju hahet? Dhe ne te njejten kohe nuk ua mban te dilni neper pasticeri se do perfundoni te bleni gjysmen e pasticerise?Nese e keni parasysh kjo eshte nje super zgjidhje per ju.

Embelsirat nuk kane pse te jene te komplikuara dhe super te bera. Ato mund te jene dhe me cfare do lloj gjerash qe gjendjen ne frigorifer. Kjo recete ka mollen si pjese kryesore, por ju mund te perdorni cfare te doni ne kete rast – fruta qe kane natyren e molles dmth (si dardhe, ftonj etj etj – jo portokalle 😛 )

Po I bie shkurt:

Ju duhen

  • Molle e karamelizuar me qershi dhe musli
  • 1 luge e vogel gjalp
  • Cerek gote bajame te prera
  • 1 molle e madhe, e qeruar dhe e prere ne kubike te medhenj
  • 1 luge shurup mapple (ose mjalte I holluar pak) I ngrohur per ta hedhur siper (eshte opsionale por AQ E MIRE)
  • Gjysem luge te vogel kanelle
  • Cerek luge te vogel cardamom
  • Cerek gote qershi (qershi te fresketa, qershi te thata, qershi nga ato per cocktails – cfare do qe te doni)
  • 1 gote musli (tershere e madhe do preferoja une – por edhe keto qe jane kombinime qe shiten gati)
  • Qumesht ose qumesht bajameje

Pergatitja

Shkrini gjalpin ne nje tigane me zjarr te mesem dhe shtoni bajamet duke u trazuar shpesh per rreth 3 minuta dhe hiqini nga zjarri ne nje pjate.

Shtoni ne tigan tani mollen, shurupin ,kanellen, cardamonin dhe trazojeni. Ngrini temperature ne te mesme-larte dhe gatuajeni duke e trazuar shpesh deri sa molla fillon e zbutet. Shtoni qershite dhe trazojeni.

Ne kete pike, hidhni muslit, 3 gota uje dhe lereni te vloje. Ne mometin qe vlon, uleni temperature ne te mesme-ulet ne varesi te sobes tuaj dhe trazojeni here pas here deri sa muslit te zbuten. Nese e shihni qe trashet shume masa, shtoni uje, por me nga nje luge (eshte e rendesishme mos ulet temperatuar e ujit. Kjo gje duhet te jete gati per 5 minuta. Ndajeni neper pjata dhe hidhni siper qumesh me shurup te ngrohte nese doni. Bajamet qe tostuam me perpara hidhjani siper.

Kini parasysh

  • Bajamet e tostuara JANE FANTASTIKE – mund ti keni dhe te gjalla, por me besoni
  • Ujin shtojani me luge, pasi muslit asnjhere nuk gatuhen nese ulet temperature e ujit
  • Hajeni menjerhere – kjo recete eshte nga ato te menjehershmet
  • Kini parasysh qe kjo eshte ok per 4 persona

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Rizoto

Si te gatuajme Rizoton perfekte.

Rizotoja eshte nje nga ato gatimet qe nqs behet ne menyren e duhur eshte ...

Tagliatelle me karkaleca dhe kungulleshka

Tagliatellet me karkaleca dhe zucchini jane nje nder ato pjatat super te famshme. Fatkeqsisht ...