Receta nga Izraeli: Shakshuka – Vezet si nga Tel Aviv

Shakshuka eshte nje gatim nga tunizia por qe eshte ekxtremalisht e perhapur ne Egjipt, Marok dhe Izrael. Versioni i sotem eshte i bazuar mbi menyren sesi behet ne Tel Aviv. Shakshuka eshte nje nga ato gatime e cila eshte sinonime e mengjesit ne Tel Aviv. Nuk ka gje tjeter me te mire se sa Shakshuka e ngrene me buke shpie. Keto receta jane shume te ngjashme me shume receta qe ne i perdrorim neper shtepite tona, por kane ate twistin e vogel te perdorimit te erezave, te cilat, ne nuk para i perdorim ne menyre te detyruar. Pergatitjen e kam thjeshtuar ne maksimum, keshtu qe mund te behet nga te gjithe dhe me gjerat qe mund ti gjeni verdalle neper supermarkete te lagjes 🙂

Ju duhen:

  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 qepe te mesme, te prere holle
  • 1 spec jeshil i madh, i prere ne kubike
  • 1 spec djeges i prere ne kubike
  • 5 thelpinj hudher te prera holle
  • cerek gote paste salce domatesh
  • 1 kanace domate te qeruara, te shtypura me dore
  • 1 gjethe dafine
  • 1 luge e gjysem sheqer
  • gjysem luge kripe
  • 1 luge paprika
  • 1 luge cumin
  • 1 luge e gjysem piper
  • nje dore spinaq te zjerre dhe te prere holle
  • 8-12 veze (kjo eshte per 4-6 persona keshtu qe ju e dini sa veze beni – pergjysmoni dhe perberesit ee)
  • majdanoz per te sherbyer

Pergatitja e thjeshtuar:

  • Ne nje tigan te madh nxehni vajin, dhe skuqni qepet me zjarr te mesem deri sa te behen transparente (5-10 minuta).
  • Shtoni specat (te dyja llojet, dhe skuqini deri sa te zbutet. Shtoni hudhrat, pasten e domateve dhe skuqeni per nje tjeter 2 minutshe .
  • Pasi te jene gati, shtoni domatet e shtypura, dhe te gjitha erezat me rradhe. Trazojeni dhe lereni te zjeje per rreth 20 minuta.
  • Shtoni spinaqin ne fund.
  • Hidhni vezet siper dhe mbulojeni. Lereni te zjeje per rreth 10 minuta (ose sa te behet e bardha e vezeve)
  • Sherbejeni menjehere dhe hidhni majdanozin e fresket siper.

Kaq.

Shenime:

  1. Kjo recete eshte shuuume e ngjashme me cfare me bente babi ne mengjes me disa ndryshime te vogla
  2. Tregohuni inovatore, nuk keni pse perdorni te njejtat ereza – pasi shume njerez nuk para i kane shume qejf keto gatimet e mbytura me ereza (une vdes)
  3. Kripa: KUJDES! ngaqe eshte pjate per 4-6 persona ka aq kripe. Perdoreni me kujdes.
Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Smoothie me banane, ekspres dhe cashews

Kjo super smoothie me mbi 500 kalori ndihmon ta kaloni mengjesin si njerez me ...

Gatuaj pa Receta Seria 6: Vaca frita de pollo kubane si ne south beach

Punoja me nje tip para shume vitesh qe po vazhdonte studimet ne University of Miami ...

Pufka me çokollatë

Francezët i quajnë “profiterol me çokollatë”, por emrin e kësaj ëmbëlsire e kam pasur ...

Si te gatuajme tiramisu ne gota

Problemi im madhor I embelsirave eshte qe duhet te besh goxha qe te dali ...